Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A eshte Turqia pjese e Europes?

2016/03/12 at 6:44 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
A eshte Turqia pjese e Europes?

Nga John Casey


Vendosmëria për të parandaluar një tjetër luftë europiane është e admirueshme dhe është në qendër të të gjithë projektit, por frika nga lufta nuk mjafton për të mbështetur një union politik. Nevojitet një eksperiencë e përbashkët historike dhe kulturore. Dhe çfarë i kundërvënë kësaj eurofilët? Jack Straw e tha shkurtimisht kur ishte Sekretar i Jashtëm: “Një komunitet vlerash”. Kjo tingëllon e pranueshme deri kur e mendon – dhe pastaj nuk të thotë asgjë… Mund të jesh britanik qoftë nëse beson në të drejtën hyjnore të mbretërve, apo nëse je komunist, apo një katolik, mysliman, apo Dëshmitar i Jehovait. Kultura dhe historia e përbashkët mund të na japin më shumë liri se sa këmbëngulja aktuale tek një komunitet vlerash.

turqia

John Casey

Valéry Giscard D’Estaing ishte i pari që e tha hapur në vitin 2002: Turqia nuk duhet të jetë kurrë një anëtare e Bashkimit Europian. Nuk ishte çështje kohe, e përshtatjes së Turqisë me kulturën politike të Europës, e harmonizimit ekonomik apo ligjor. Për Giscard, kurrë do të thoshte kurrë, sepse Turqia nuk është vend europian. Pranimi i këtij shteti të madh mysliman, joeuropian, thoshte ai, do të nënkuptonte fundin e BE-së.

Një shpërthim i tillë sinqeriteti nga një politikan i lartë europian mbetet gjë e rrallë, pothuaj unike. Udhëheqës të tjerë ishin angazhuar në pranimin e anëtarësimit të Turqisë, por dukej se shpresonin që, nëse nuk flisnin, ndoshta do të harrohej, apo do të dilte diçka për ta parandaluar. Sigurisht, nuk është se mezi prisnin t’ia parashtronin elektorateve të tyre këtë ide.

Dikush tjetër ishte po aq i sinqertë sa Giscard, dhe në vitin 2004, tha se nëse Turqia do të hynte në Bashkimin Europian, kjo gjë do të përfaqësonte triumfin e ekonomisë mbi kulturën. Folësi ishte Kardinali Joseph Ratzinger, Papa i ardhshëm Benedikti XVI. Për të, ajo “kulturë” sigurisht që përfshinte trashëgiminë e krishterë të Europës.

Për vite, hyrja e Turqisë në Europë është trajtuar nga Perëndimi – dhe sidomos nga amerikanët – si një çështje strategjie dhe jo kulture. Turqia mund të ndihmonte në pushtimin e Irakut; ajo ishte mike e Izraelit; ajo ishte një shtet mysliman laik. Në të vërtetë, ajo kishte varur një kryeministër dhe rrëzuar dy qeveri, sepse nuk kishin qenë laike sa duhej.

Ballkani ishte dikur pjesë e Peandorisë Otomane, shpërbërja e detyruar e të cilës na ka lënë pas shumë prej problemeve që ndeshim sot. Përse të mos tërheqim Turqinë, zemrën e Perandorisë Otomane, duke ankoruar kështu edhe Ballkanin në Europën moderne dhe në të kaluarën e vet historike? Kështu do të rikrijonim diçka që dukej shumë e dëshirueshme në atë kohë: një pjesë demokratike dhe laike e botës myslimane, që do të ofronte një urë drejt Lindjes së Mesme myslimane.

Problemi i mbështetjes së argumentave për anëtarësimin e Turqisë, tek strategjitë e veçanta të politikës së jashtme, është se rrethanat ndryshojnë. Turqia nuk “shndërrin” më aq shumë si një shtet demokratik dhe laik, por më shumë si një shtet Islamizues me një nostalgji otomane. “Moderimi” i qeverisë së saj të betuar islamike po fillon të duket si një maskë, që shumë shpejt do të hidhet tutje. Ashtu si Arabia Saudite, ajo nuk frenohet për të bashkëpunuar me fanatikë fetarë, për të rrëzuar regjimin laik në Siri.

Çështja turke është një version më radikal i problemit që ka shqetësuar prej kohësh Euroskeptikët britanikë, dhe që mund të dëmtojë ëndrrat e atyre që kërkojnë një “bashkim edhe më të ngushtë”. Si mund të ketë një ndjesi të përbashkët nënshtetësie dhe besnikërie mes qytetarëve të BE, kur nuk ka një gjuhë të përbashkët, ku ka një diversitet të tillë kulturor, dhe ku traditat e veçanta politike dhe ligjore të një vendi – Mbretëria e Bashkuar – ndryshojnë kaq shumë nga ato të vendeve të tjerë?

Ishte një pyetje që u ngrit nga Rousseau kur ai bënte dallimin mes një “zotërie” që komandon shërbëtorët, dhe një udhëheqësi të vërtetë politik, autoriteti i të cilit buron prej një komuniteti politik. Euroskeptikët kanë qenë gjithonë të bindur se Brukseli është më shumë një zotëri burokratik.

Për të përshtatur fjalët e Charles de Gaulle, ne kemi një ide të caktuar të Europës. Mund të jetë e mjegullt në skaje, por ka diçka të bëjë me Perandorinë Romake, dhe gjithçka që trashëgojmë prej saj, si dhe diçka të bëjë me Kristianizmin dhe ndërmjetësimin e tij të kulturës latine dhe greke, trashëgiminë e Izraelit. Pastaj është Rilindja, revolucioni shkencor – të gjithë mënyrat që kanë sjellë në Europë modernitetin. Edhe luftërat fetare europiane, konflikti mes luteranizmit dhe katolicizmit, Reformimi dhe Kundër-Reformimi, i kanë dhënë formë një eksperience të përbashkët, dhe paradoksalisht, një ndjesie se si mund të bëhemi bashkë.

Sado ngadalë, historia europiane – për të mos përmendur gjeografinë – i jep përmbajtje idealit europian. Por kjo nuk është ajo çfarë besojnë udhëheqësit e BE. E vetmja pjesë e historisë europiane që u duket e gjallë, është ajo e dy luftërave botërore.

Vendosmëria për të parandaluar një tjetër luftë europiane është e admirueshme dhe është në qendër të të gjithë projektit, por frika nga lufta nuk mjafton për të mbështetur një union politik. Nevojitet një eksperiencë e përbashkët historike dhe kulturore. Dhe çfarë i kundërvënë kësaj eurofilët? Jack Straw e tha shkurtimisht kur ishte Sekretar i Jashtëm: “Një komunitet vlerash”.

Kjo tingëllon e pranueshme deri kur e mendon – dhe pastaj nuk të thotë asgjë, apo është diçka e kundërshtueshme. Një komb i lirë nuk këmbëngul mbi një komunitet vlerash. Për të paktën 100 vjet, Franca ishte e ndarë mes katolikëve dhe laikëve, rojalistëve dhe republikanëve. Megjithatë ata ishin të gjithë francezë dhe ata e dinin që ishin francezë.

Mund të jesh britanik qoftë nëse beson në të drejtën hyjnore të mbretërve, apo nëse je komunist, apo një katolik, mysliman, apo Dëshmitar i Jehovait. Kultura dhe historia e përbashkët mund të na japin më shumë liri se sa këmbëngulja aktuale tek një komunitet vlerash.

Europa e shkëputur nga historia, kultura dhe gjeografia bëhet pafundësisht e zgjerueshme… dhe kandidate për një shpërthim nga brenda.

The Independent – Bota.al



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Ben Blushi: Për tre vite, premtimet që kemi bërë, nuk janë mbajtur 

Blushi: Në PS dua të sjell ndryshimin përmes votës

Majko: Rama kokëderr, në PS do të ketë një votim për kryetar

Çarje me LSI/ Majko i propozon Kongresit zgjedhje të parakohshme

Video/ Morena Taraku nudo në dhomën e masazhit

Video/ Morena Taraku nudo në dhomën e masazhit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com