Policia ka arrestuar pasditen e sotme në Fishtë të Lezhës Ndue Fugën, 80-vjeçarin që në protestën e opozitës hipi sipër skelave të kryeministrisë.
Por sa i ligjshëm është ky arrestim?
Sipas nenit 230 të Kodit të Procedurës Penale, për kriteret e veçanta të masës së arrestit me burg, janë disa kategori që përjashtohen nga arrestimi nëse kanë bërë vepra penale që dënohen më pak se dhjetë vite burg.
Ndër të tjera, në pikën 2 të nenit 230, shkruhet se: “Nuk mund të vendoset arresti me burg ndaj një personi që ka kaluar moshën shtatëdhjetë vjeçare…” . Më poshtë mund ta lexoni të plotë nenin 230 të Kodit të Procedurës Penale.