Duhet të ishin pjesë e spektaklit televiziv “Your Face Sounds Familiar”, për të kuptuar që ato nuk janë thjesht kolege por më shumë se aq.
Era Rusi dhe Adelina Tahiri e kanë thënë shpesh nëpër intervista që nuk e njihnin më parë njëra-tjetrën (personalisht), por vetëm nëpërmjet projekteve të tyre. Megjithatë gjatë këtij sezoni në YFSY, këngëtaret kanë zbuluar që janë dhe kushërira me njëra-tjetrën.
Babi i Erës (Arbeni) dhe nëna e Adelinës (Teuta e cila është nga Tirana, por është martuar me shqiptar nga Maqedonia), janë kushërinjë të dytë. Pra përkatësisht Era dhe Adelina i bie të jenë kushërira të treta. Këtë lajm e kanë konfirmuar për Opinion.al të dyja këngëtaret, të cilat tashmë i thërrasin njëra-tjetrës “kushërirë”.