Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A duhet te mesohet feja ne shkolle?

2016/04/23 at 12:52 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
A duhet te mesohet feja ne shkolle?

Nga Gerta Zajmi


Debati ngritur pas propozimit të Kryeministrit Edi Rama për futjen e mësimit të fesë në shkolla është interesant për implikimet e shumta kulturore dhe politike që ngjall. Si në Shqipëri dhe në Kosovë përplasen ata që janë pro dhe kundër.

Nga njëra anë, ata në kundërshtim me propozimin e Ramës argumentojnë se: 1. mësimi i fesë kundërshton vetë natyrën e një shteti laik 2. Cilësia e dobët e mësimdhënies në shkollat ​​publike në mënyrë të pashmangshme do të çojë në një indoktrinim të nxënësve 3. Teoria e evolucionit është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me dogmat fetare, dhe kështu do të sjellë polemika dhe konfuzionin në të mësuarin e mendimit shkencor.

Por asnjë nga këto kundërshtime nuk është në gjëndje të bindë për gabim në propozimin e Ramës. Është pikërisht shteti laik që ka në themelet e tij njohjen e lirisë së kultit dhe kjo është e sanksionuar në kushtetutat tona ashtu si në të gjitha demokracitë liberale. Kur është fjala për edukimin fetar në shkollat publike qëllimi nuk duhet të jetë ekspozimi i parimeve teologjike dhe shpërndarja e dogmave, por ilustrimi kritik dhe historikisht i kontestualizuar i përmbajtjes së feve.

Një tjetër vlerësim që duhet bërë është që nuk duhen ngatërruar fetë me devijimet e tyre dhe manipulimet ekstremiste dhe nuk mund të merret pjesë në këtë debat me tru të paralizuar nga frika e terrorizmit xhihadist. Ngritja e mureve kundër besimeve fetare do të prodhojnë një humbje për demokracinë dhe krijimin e një laiciteti që do ngjante më shumë me rishfaqjen e një ideologjie totalitare, anti fetare e përjashtuese. Shoqëria jonë është laike, dhe sekulare është kultura dominante e shoqërisë, por kjo nuk do të thotë se brenda saj nuk ka besimtarë, ose se ata janë një pakicë. Kurioz është fakti se shkollat ​​e mesme të tilla si Kolegji Turgut Ozal që menaxhohen nga Lëvizja Fethullah Gylen frekuentohen nga fëmijët e familjeve ateiste dhe fetare të kulteve të ndryshme. Zgjedhja e shkollës bëhet në bazë të faktorit – cilësi dhe elementi fetar nuk shqetëson askënd. Dhe këtu hyjmë në diskutim të cilësisë e shkollës.

Niveli i shkollës që kemi është i ulët, ose shumë i ulët për motive të ndryshme dhe ky duhet të jetë një objektiv i rëndësishëm i politikave te Shteteve. Ka kthim të analfabetizmit dhe në shumicën e rasteve kemi të bëjmë me analfabetizëm funksional. Futja ose mosfutja e orës së fesë nuk mund të përcaktohet nga kjo situatë. Por kjo le të shërbejë për hapjen e diskutimit mbi nevojën e cilësisë në shkollim. E njëta energji e këtij debati duhet të shtyjë për të kërkuar cilësinë e shkollës që po nxjerr mjekët, mësuesit e brezave të rinj, sociologët, psikologët, avokatët, juristët e gjykatësit, profesionalitet e tanishëm dhe politikanët e të ardhmes. Një shkollim i duhur dhe cilësor është një nga kriteret kryesore që bën një shoqëri të ecë përpara e të zhvillohet. Arsimimi nuk mund të eliminojnë injorancën, por mund ta zvogëlojë atë.

Ora e fesë duhet parë si lëndë brenda sistemit edukativ, e lënë e lirë në frekuentim. Qëllimi duhet të jetë promovimi i shtetësisë përfshirëse dhe respektit, promovimi i njohurive mbi faktet për të kuptuar konceptet dhe rregullat bazë të fesë, artin, historinë, muzikën, literaturën, simbologjinë e praktikat e feve. Fëmijët duhet të kenë informacion mbi besimet për të cilat dinë pak ose nuk dinë asgjë. Mësimdhënia e lëndës së fesë nuk e kthen shkollën në fetare. E funksionimi i mirë i demokracisë varet edhe nga niveli i njohurive të qytetarëve të saj.

Ekstremizmi dhe feja.

Këndvështrimet në lidhje me relacionin mes tyre janë në kundërshtim me njëra tjetrën, por të dyja janë të gabuara. I pari shpreh mendimin se ora e fesë në shkollë do të prodhojë mendim dogmatik dhe indoktrinim në ekstremizëm fetar dhe i dyti që kjo mësimdhënie në realitet duhet parë si kundërpeshë ndaj ekstremizmit fetar. I pari me këtë tezë në realitet shpreh idenë që terrorizmi (ekstremizëm politik) është pasojë direkte e ekstremizmit fetar, se sa më shumë njerëzit bëhen fetare, aq më shumë ata bëhen politikisht radikal. Dhe këtu referenca qartësisht është e lidhur me Islamin e jo me fetë e tjera. Këndvështrimi i dytë shpreh idenë e krijimit të një baze për një Islam të moderuar nga ana teologjike. Të dyja po të shohim në thelb janë të lidhura me fobinë ndaj fesë dhe mendimit se religjioni përfundimisht çon në fanatizëm (duke eliminuar rëndësinë e faktorit social dhe margjinalizimit në afrimin ndaj radikalizimit politik). Familjet që fëmijëve duan t’ju japin edukim fetar të veçantë që tani po i çojnë të frekuentojnë shkolla paralele, apo xhamira. Në realitet ora e mësimdhënies së fesë nuk është as konkurrenciale dhe as komplementare me ata që duan të shkojnë në kishë apo xhami. Dhe nuk ka rol të veçantë në parandalimin e mendimit ekstrem fetar.

Arsyeja e tretë e kundërshtimit të orës së fesë në shkolla është mospërputhja e teorisë së evolucionit me fenë. Por shkolla duhet patjetër të ndajë fenë nga proçesi shkencor e në të njëjtën kohë le të kujtojmë që Kisha katolike ka kohë që e ka pranuar teorinë evolucioniste dhe Papa Françesko është Papa i parë që pohoi publikisht se evolucioni është në përputhje me mësimet e kishës. Përsa i përket Islamit të kujtohet që në vitet e arta nga 662 deri 1258, dijetarët myslimanë ishin në ballë të inovacioneve shkencore në fusha të tilla si mjekësi, astronomi, dhe matematikë. Gjithashtu mendimtarë myslimanë të shekullit te XIX si Al-Afghani, por dhe shumë të tjerë modernë kanë propozuar dhe pranuar elementet e teorisë së evolucionit. Biologjia evolucionare ekziston dhe në programet e shkollës së mesme të shumicës së vendeve muslimane. Historia dëshmon që feja dhe shkenca janë në gjendje për të bashkëvepruar në mënyrë harmonike. Nuk ka asgjë në Islam, ashtu sikurse nuk ka asgjë në krishtërim, e cila përjashton një mënyrë moderne të të menduarit në fushën filozofike, shkencore, sociale, ekonomike dhe politike. Islami si fetë e tjera përbëhet prej teksteve të shenjta që askush nuk mund të ndryshojë, por interpretimi ndryshon me kalimin e kohës dhe në lidhje me faktorë të tjerë. Por është edhe i modeluar nga vetë shoqëritë që e praktikojnë atë. Shoqëritë bëjnë Islamin ashtu sikurse Islami bën shoqërinë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për fetë e tjera.

Ndaj energjitë e këtij debati duhet të fokusohen në drejtime të tjera: Si do inkuadrohet ora e fesë? Kush do jetë kuadri ligjor? Kush do e japë këtë lëndë dhe cilat do të jenë kriteret për të caktuar mësimdhënësin? Debati duhet të jetë për vendosjen e standardeve akademike të trajnimit të mësuesit, për tekstet faktike dhe përmbajtjen e tyre. Mund të merren shembuj nga praktikat aktuale kurrikulare dhe pedagogjike më të mira që ka në Evropë duke iu përshtatur realitetit shoqëror bashkëkohor në Shqipëri e Kosovë. Një implementim me cilësi do japë rezulat me cilësi, në rast të kundërt rezultati do jetë zhgënjyes. Jo sepse do shtyjë nxënësit drejt ekstremizmit, por se do të falimentojë në qëllimin e tij: promovimin e njohurive për të kuptuar konceptet dhe rregullat bazë të fesë e promovimin e respektit pa stereotipizime.

*(Gerta Zajmi eshte studiuese per Lindjen e mesme dhe ka botuar shume studime per temat e radikalizmit ne boten islame)



Ju sugjerojmë

Çfarë efekti ka ashpërsimi i kontrolleve në kufijtë gjermanë?
Bota

Çfarë efekti ka ashpërsimi i kontrolleve në kufijtë gjermanë?

2 Qershor, 2025 8:50 am
Zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Itali për pensionet
Aktualitet

Zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Itali për pensionet

2 Qershor, 2025 8:41 am
Turizmi në vend/ Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, u rritën me 7.1%, “bie” Kosova
Aktualitet

Turizmi në vend/ Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, u rritën me 7.1%, “bie” Kosova

2 Qershor, 2025 8:36 am
Zgjedhjet në Poloni: Fiton sovranisti Karol Nawrocki me 50.89% të votave
Bota

Zgjedhjet në Poloni: Fiton sovranisti Karol Nawrocki me 50.89% të votave

2 Qershor, 2025 8:28 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:22 am
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
Politikë

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

1 Qershor, 2025 11:02 pm
Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
Bota

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

1 Qershor, 2025 10:42 pm
Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
Bota

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

1 Qershor, 2025 10:25 pm
Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
Bota

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

1 Qershor, 2025 9:58 pm
Para
Video/ Greta Koçi: Nuk martohem me një burrë socialist

Video/ Greta Koçi: Nuk martohem me një burrë socialist

Çiljeta: Ja gjithë e vërteta e ndarjes me bashkëshortin tim

Çiljeta: Ja gjithë e vërteta e ndarjes me bashkëshortin tim

Video-STOP/ “Reforma” pushon burrë dhe grua nga puna

Video-STOP/ “Reforma” pushon burrë dhe grua nga puna

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Çfarë efekti ka ashpërsimi i kontrolleve në kufijtë gjermanë?

Çfarë efekti ka ashpërsimi i kontrolleve në kufijtë gjermanë?
2 Qershor, 2025

Presidenti i Policise Federale të Gjermanisë, Dieter Romann, bëri një bilanc fillestar pozitiv për ashpërsimin e kontrolleve në të gjithë kufijtë...

Lexo më shumë

Zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Itali për pensionet

Zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Itali për pensionet
2 Qershor, 2025

Që prej ditës së djeshme, 1 qershor, ka nisur zbatimi i marrëveshjes në praktikë për pensionet me Italinë. Lajmin e...

Lexo më shumë

Turizmi në vend/ Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, u rritën me 7.1%, “bie” Kosova

Turizmi në vend/ Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, u rritën me 7.1%, “bie” Kosova
2 Qershor, 2025

Shqipëria turistike duket se po mban mbërthyer pas vetes italianët që mbeten grupi me rritjen më të qëndrueshme teksa në...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Poloni: Fiton sovranisti Karol Nawrocki me 50.89% të votave

Zgjedhjet në Poloni: Fiton sovranisti Karol Nawrocki me 50.89% të votave
2 Qershor, 2025

Në zgjedhjet presidenciale të Polonisë, Karol Nawrocki ka dalë fitues me 50.89% të votave, duke mposhtur ngushtë kryetarin liberal të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com