Pas takimit të partive opozitare në kuadër të bashkimit dhe krijimit të konfederatës, Bardhi është pyetur lidhur me Lulzim Bashën.
Pyetja: Basha duhet të ketë vend në tryezë?
Bardhi tha se cilido që ndjehet në opozitë, e vetmja rrugë për t’u forcua është të bëhemi bashkë.
“E ripërsëris, cilido që ndjehet në opozitë, e vetmja rrugë për t’u forcua është të bëhemi bashkë, në diversitet dhe të bashkuar rreth ideve, por nuk ka rrugë tjetër për t’i dalë përballë një qeverie që është forcuar edhe nga copëzimi i opozitës.
Duhet të jemë bashkë për të qenë më të fortë”, tha Bardhi./Opinion.al