Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A duhet legalizuar prostitucioni? 7 vendet e BE që i kanë thënë PO

2019/03/01 at 6:46 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tiranë, shërbime “ekstra” në qendren e masazhit, në pranga menaxherja

Prostitucioni në Shqipëri dhe gjithashtu në vende të tjera të Evropës lindore vijon të jetë i paligjshëm. Megjithatë në disa vende të Bashkimit Evropian është i legalizuar, por në secilin shtet me rregulla dhe norma të ndryshme. Në një shkrim “Ilsole24ore” ka renditur vendet ku lejohet prostitucioni dhe ku jo. Në vitin 1958 në Itali janë mbyllur shtëpinë publike, ndonëse edhe sot e kësaj dite vijon debati nëse duhen rihapur ose jo.


Një zë pro ligjërimit të prostitucionit në Itali është edhe ai i liderit të partisë “Lega Nord”, Matteo Salvini, i cili është shprehur se nëse do të vinte në qeveri do t’i hapte shtëpitë publike, duke marrë kontestime të shumta sidomos nga kleri katolik.  Ndërkohë në Evropë ka nivele të ndryshme tolerance për ligjërimin e prostitucionit. Ekziston një model ndalues i prostitucionit, i cili dënon punonjësen e seksit me gjoba deri në burg. Në këto vende ku përdoret ky model përveç prostitutës dënohet edhe klienti që ka marrë shërbimin seksual.

Ky model përdoret gjerësisht nga shumë vende të Evropës lindore si Shqipëri, Azerbajxhan, Bjellorusi, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Gjeorgji, Kazakistan, Lituani, Maqedoni, Moldavi, Mal i Zi, Rusi, Serbi dhe Ukrainë.  Modeli ndalues vjen si një variant i të ashtu-quajturit model ‘neo-ndalues’ i miratuar në Suedi, që nga viti 1999 dhe më pas nga Islanda dhe nga Norvegjia në janar të 2009. Ky model bazohet në inkriminimin e klientit me dënimin për blerjen e shërbimeve seksuale.

Ndërkohë modeli tjetër nuk dënon blerjen e shërbimeve seksuale, por në të njëjtën kohë nuk ka vendosur rregullime, ku dënohen një sërë sjelljesh që kanë lidhje me prostituimin si (favorizimi, shfrytëzimi, rekrutimi etj).  Ky model është i aplikuar në pjesën më të madhe të vende të Evropës Perëndimore si: Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca,Irlanda, Italia, Luksemburgu, Polonia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar, Republika Çeke, Rumania dhe Spanja. Ndërkohë modeli tjetër i ligjërimit të prostitucionit dhe gjithashtu edhe ligje rregulluese ku përfshihet pasja e lagjeve të veçanta ‘me drita të kuqe’, ndërtimi i shtëpive publike etj.

Në 7 vende të Evropës si: Holanda, Gjermania, Austria, Zvicra, Greqia, Hungaria dhe Letonia, prostitucioni është i ligjshëm dhe i rregulluar sa i përket lejimeve. Ligjshmëria përfshin vënien e taksave apo kufizimeve të gjera, si për shembull duket të jenë vende të përcaktuara, kontrolle shëndetësore të detyruara për punonjëset e seksit kundër sëmundjeve seksualisht të trasmetueshme dhe gjithashtu në detyrimin për të përcaktuar aktivitetin dhe vendndodhjen.

Në Gjermani prostitucioni është i lejuar dhe i rregulluar. Në vitin 2002 një ligj i propozuar u aprovua nga koalicioni i Bundestagut. Rregullorja u lejoi prostitutave të kishin një kontratë të rregullt pune. Në janar të vitit 2007 qeveria gjermane publikoi një raport mbi impaktin e këtij ligji të ri, duke dalë në konkluzion se vetëm një numër i vogël prostitutash patën një kontratë pune të rregullt dhe se kushtet e punës ishin përmirësuar shumë pak.

Prostitucioni është i ligjshëm në Zvicër që prej vitit 1942, ku punonjëset e seksit në Zvicër paguajnë TVSH për shërbimin e tyre, madje disa prej tyre paguhen edhe me kartë krediti. Pjesa më e madhe e tyre janë të huaja të ardhura nga Evropa qendrore, ose nga Lindja e largët.
Në Holandë ku shtëpitë publike janë të ligjshme dhe ku prostitutat paguajnë rregullisht taksat prostitucioni është një aktivitet me një impakt shumë të madh në ekonomi duke shtuar mirëqenien e vendit. Prostitucioni nuk lejohet në rrugë dhe zhvillohet vetëm në vende të përcaktuara me kontrolle mjekësore.

Në Austri pjesa më e madhe e punonjësve të seksit janë emigrant që vijnë kryesisht nga ish-blloku i lindjes. Në Greqi prostitucioni është i ligjshëm në shtëpi publike të regjistruar. Prostitucioni në rrugë është i paligjshëm, ndonëse punonjëset e seksit nuk e zbatojnë këtë rregull. Shumë prej tyre hynë në këtë profesion për nevoja ekonomike, të tjera janë viktima të mashtrimit dhe i detyrojnë të prostituojnë.  Në Letoni prostitutat duhet të regjistrohen, duhet të kryejnë kontrolle shëndetësore mujore si dhe duhet të kenë një certifikatë shëndetësore./ Opinion.al

Etiketa: prostitucioni


Ju sugjerojmë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Laç

9 Korrik, 2026 10:55 pm
Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit
Bota

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit

9 Korrik, 2026 10:25 pm
“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë
Politikë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë

9 Korrik, 2026 9:51 pm
Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
Kryesore

Rama: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

9 Korrik, 2026 8:44 pm
Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit
Aktualitet

Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit

9 Korrik, 2026 8:42 pm
Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Aktualitet

Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

9 Korrik, 2026 8:40 pm
Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore
Aktualitet

Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore

9 Korrik, 2026 7:14 pm
Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh
Bota

Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh

9 Korrik, 2026 6:01 pm
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

Irani përshpejton eksportet e naftës mes tensioneve në Gjirin Persik

9 Korrik, 2026 5:54 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagoset me thikë një person në Shëngjin

9 Korrik, 2026 5:50 pm
Para
Gazetarja e Rai-t dokumentar në Lazarat, arrin të gjejë kanabis

Gazetarja e Rai-t dokumentar në Lazarat, arrin të gjejë kanabis

Skënder Bruçaj tërhiqet nga gara për kreun e KMSH

Skënder Bruçaj tërhiqet nga gara për kreun e KMSH

Video/ Derbi kryeqytetas mbyllet në paqe, por jo pa incidente

Video/ Derbi kryeqytetas mbyllet në paqe, por jo pa incidente
















TE FUNDIT

Vritet me armë zjarri një person në Laç

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
9 Korrik, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Si pasojë e të shtënave ka...

Lexo më shumë

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit
9 Korrik, 2026

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, i ka kërkuar Mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar kthimin e arit...

Lexo më shumë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë
9 Korrik, 2026

Mbledhja e 21-të e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Strasaburg ka përfunduar pa një deklaratë të përbashkët. PS e PD nuk arritën...

Lexo më shumë

Rama: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
9 Korrik, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për CNN Turk, ku ka folur për rezultatet e Samitit të NATO-s,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}