Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do t’i hapë Shqipëria negociatat me BE?

2016/09/09 at 2:05 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A do t’i hapë Shqipëria negociatat me BE?
Nga Lavdrim Lita
Dje në Bruksel u mbajt takimi i radhës i Këshillit të Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë dhe BE-së, ku u diskutua mbi arritjet dhe progresin e vendit tonë gjatë këtij viti në kuadër të përmbushjes së 5 prioriteteve për integrimin. Ky është takimi i fundit përpara miratimit të raportit të progresit të Shqipërisë për 2016 dhe prania e kryeministrit Edi Rama në zyrat e Komisionit Europian në Bruksel ishte për të kërkuar çeljen e negociatave të kapitujve të antarësimit. Përgjigjia e shefes si diplomacisë së BE, Federica Mogherini ishte se politika shqiptare duhet të implementojë reformat që miraton në parlament dhe se kërkohet prova të vullnetit për të goditur kokat e kriminit të organizuar dhe korrupsionit.
Fjalët e zv.presidentes së Komisionit europian mund të lexohen edhe ndryshe. Janë fjalë që përmbajnë ngarkesën e dyshimeve që kanë disa vende antare të BE për përparimin real që ka bërë Shqipëria në përmbushjen e 5 prioriteteve. Komisionit Europian mund të rekomandojë hapjen e negociatave në nëntor, por është Këshilli Europian, që përbëhet nga shtetet anëtare, që vendos në dhjetor miratimin apo jo të rekomandimeve.
Qartësisht Gjermania dhe Franca nuk janë të bindura sa duhet për t’i dhënë dritën jeshile Shqipërisë për të hapur negociatat. Jo vetëm që bizneset gjermane dhe franceze në Shqipëri hasin pasigurinë juridike dhe fizike, siç dëshmojnë anketat e tyre vjetore, por edhe fakti që këto vende hyjnë në fushatë elektorale këto muaj nuk favorizon një mbështetje në opinionin publik dhe partitë politike qeverisë preferojnë të mos prekin këtë temë. Padyshim, autoritet shqiptare do të duhet të lobojnë shumë pranë këtyre vendeve për të marrë një përgjigje pozitive. 
Megjithatë referendumi britanik ka shkaktuar shumë paqartësi dhe do të duhet kohë e nevojshme për të kapërcyer “lodhjen nga zgjerimi” të Bashkimit Europian që është bërë një temë toksike për partitë politike. Është e qartë që opinionet publike në Gjermani, Francë, Çeki, Hollandë, Itali apo edhe vende të tjera, nuk janë në favor të zgjerimit të Bashkimit Europian sepse janë të ndikuara nga debati mbi imigracionin e pandalshëm, terrorizmin dhe rritjen e papunësisë.
Çdo qytetar i Bashkimit Europian do të pyeste veten nëse ka ndonjë dobi reale antarësimi i shpejtë i vendeve të ashtë quajtura kandidate për në BE.  Pra, sa të dobishëm jemi ne, si rajon, për institucionet, tregun dhe shoqërinë që përbëjnë Bashkimin Europian? Është një pyetje që elita politike, akademike e mediatike e Tiranës nuk i ka kthyer asnjëherë një përgjigje serioze.
Maksimumi që Tirana zyrtare ka “shitur” në kancelaritë e Europës dhe institucionet e BE-së është toleranca fetare dhe ruajtja e stabilitetit në rajon.  Dobia e reale e Shqipërisë si vlerë e shtuar për institucionet, tregun dhe shoqërinë e BE-së nuk është adresuar seriozisht nga vendimmarrësit institucionalë dhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile.
Qasja shqiptaro centrike se “ne jemi evropianë, por nuk na duan siç duan sllavët” nuk qëndron.  Bashkimi Europian përballet me shumë probleme, dhe nuk ka asnjë arsye madhore të shtojë problemet brenda saj duke bërë një vendim të paarsyeshëm për antarësimin parakohe të Shqipërisë. Së pari, Shqipëria duhet të bëhet e dobishme për veten e saj, dhe së dyti të jetë e dobishme për Bashkimin europian.



Ju sugjerojmë

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë
Bota

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë

6 Gusht, 2025 10:56 pm
Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse
Aktualitet

Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse

6 Gusht, 2025 10:22 pm
“Kritikat” e Trump për Putinin, reagon Kremlini
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump planifikon të takohet me Putin dhe Zelenskin

6 Gusht, 2025 9:46 pm
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Zelensky reagon pas takimit të të dërguarit të SHBAme Putin: Rusia duket më e…

6 Gusht, 2025 9:15 pm
Patos, digjen 4 hektarë me pisha
Aktualitet

Patos, digjen 4 hektarë me pisha

6 Gusht, 2025 9:02 pm
Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza
Bota

Gaza, 138 viktima në 24 orët e fundit

6 Gusht, 2025 8:32 pm
Kundër luftës në Gaza/ Ish-kryeministri izraelit u bashkohet thirrjeve për paqe
Bota

Kundër luftës në Gaza/ Ish-kryeministri izraelit u bashkohet thirrjeve për paqe

6 Gusht, 2025 8:04 pm
Ardon Jashari, futbollisti i parë shqiptar te Milani
Sport

Ardon Jashari, futbollisti i parë shqiptar te Milani

6 Gusht, 2025 7:42 pm
Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë
Aktualitet

Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë

6 Gusht, 2025 7:04 pm
Trajneri serb merr drejtimin e Partizanit
Sport

Trajneri serb merr drejtimin e Partizanit

6 Gusht, 2025 6:57 pm
Para
Ja kur publikohet klipi i ri i Vesa Lumës

Ja kur publikohet klipi i ri i Vesa Lumës

Berisha gjen lidhjen e Tahirit me kandidatin Muharrem Rama

Berisha gjen lidhjen e Tahirit me kandidatin Muharrem Rama

FOTO/ Sekuestrohen rreth 4 ton drogë në Itali, pranga 9 shqiptarëve

FOTO/ Sekuestrohen rreth 4 ton drogë në Itali, pranga 9 shqiptarëve
















TE FUNDIT

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë
6 Gusht, 2025

Shumë banorë të Gazas, të dobësuar nga uria, kalojnë çdo ditë nëpër një peizazh të shkatërruar për të mbledhur ujin...

Lexo më shumë

Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse

Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse
6 Gusht, 2025

Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin pranë uzinës së Poliçanit, duke avancuar me shpejtësi në drejtim të zonës C, ku...

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë, Trump planifikon të takohet me Putin dhe Zelenskin

“Kritikat” e Trump për Putinin, reagon Kremlini
6 Gusht, 2025

Donald Trump synon të takohet personalisht me Vladimir Putinin që javën e ardhshme, raporton New York Times, duke cituar dy persona...

Lexo më shumë

Zelensky reagon pas takimit të të dërguarit të SHBAme Putin: Rusia duket më e…

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
6 Gusht, 2025

Në një mesazh drejtuar popullit ukrainas, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia duket “më e gatshme” të vazhdojë me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com