Kryesore

A do të shkojë në Kuvend? Flet Sali Berisha


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:27 - 06/09/21 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se më 10 shtator do të jetë i pranishëm në Kuvend. Pavarësisht se është shpallur “non grata” nga SHBA, Berisha thotë se do të shkojë në Kuvend pasi është votuar nga qytetarët.

Berisha theksoi në “Euronews Albania” se nuk kërkonte nga PD të angazhohet në një betejë për mbrojtjen e tij.

 “Ditën e premte Sali Berisha do të jetë në parlament ne përputhje të fortë me vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Unë e kam theksuar, nuk fshihen prapa mandatit absolutisht jo. Nuk fshihem prapa sovranitetit, prapa dinjitetit. Unë bëj gjithçka për të mbrojtur dinjiteti tim, sepse sovraniteti i vendit tim është shprehur nga zgjedhësit shqiptarë. Unë do të bëj betejë për PD. Nuk ka nevojë që PD të bëjë fushatë për mua” – tha Berisha./ Opinion.al

Pas