Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do të mbijetojë në Gjermani koalicioni i dobët qeveritar? 

2024/01/04 at 10:41 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjermania po përjeton një ndryshim të shpejtë epokal! Si ka ndryshuar Gjermania në kohën e luftës në Ukrainë? 

Partitë e koalicionit qeverisës në Gjermani janë sot më shumë të përçara sesa të bashkuara dhe nuk do të kenë para të mjaftueshme për të kapërcyer dallimet e tyre. A do të mbijetojë qeveria në vitin 2024? 


Në radhët e Partisë Liberale Gjermane (FDP) ka muaj që zjen. Partneri më i vogël i koalicionit në qeverinë gjermane pësoi disa dështime njëri pas tjetrit në zgjedhjet rajonale dhe ato të landeve në vitin 2022 dhe 2023. Dhe për këtë politikanët lokalë fajësojnë politikën federale. Sipas sondazheve tre të katërtat e gjermanëve janë të pakënaqur me punën e koalicionit qeveritar të socialdemokratëve (SPD), të të Gjelbërve dhe të FDP-së. 

Partia liberale FDP organizoi madje edhe një sondazh në radhët e anëtarëve të saj, gjatë të cilit rreth 48 për qind u shpreh pro largimit sa më të shpejtë të kësaj partie nga koalicioni qeveritar i cili nuk gëzon simpati në radhët e popullsisë. 

Pakënaqësi e madhe 

Viti 2024 mund të jetë viti më i vështirë për qeverinë tripartiake gjermane. Më 9 qershor zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin Evropian, kurse në shtator zhvillohen zgjedhjet për parlamentet e landeve në Saksoni, Turingji dhe Brandenburg. Po ashtu në nëntë nga 16 landet federale zhvillohen zgjedhje lokale. 

Në Saksoni, Turingji dhe Brandenburg, forca më e fortë konsiderohet partia Alternativa për Gjermaninë (AfD), të cilën Zyra për Mbrojtjen Kushtetuese e klasifikon pjesërisht si ekstremiste të djathtë. Shance aty duket se ka vetëm partia kristian-demokrate CDU. Kurse SPD, të Gjelbrit dhe FDP-ja e kanë humbur në mënyrë dramatike besimin e zgjedhësve. Në Saksoni u publikua në fillim të vitit një sondazh sipas të cilit SPD-ja dhe FDP-ja nuk do të arrinin të merrnin votat e nevojshme për të hyrë në parlamentin e landit, kurse të Gjelbërit mund të fitonin me shumë zor minimumin e nevojshëm. 

Sipas sondazheve koalicioni qeveritar gëzon sot përkrahjen e vetëm 33 për qind të votuesve, nga 52 për qind që ishte ajo në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. 

Olaf Scholz, kancelari pa emocione dhe karizëm 

Shumë njerëz janë të pakënaqur, deklaroi kancelari Olaf Scholz (SPD) në fjalimin e tij të Vitit të Ri. “Unë e marr seriozisht këtë.” Por bota po ndryshon “me një shpejtësi marramendëse” prandaj edhe Gjermania duhet të ndryshojë, tha ai. 

Po a janë vërtetë ndryshimet me të cilat po përballen ato që i bëjnë njerëzit të pakënaqur, apo është mënyra se si qeveria po reagon ndaj krizave të shumta? Lufta e agresionit rus kundër Ukrainës, e cila u pasua nga një krizë energjetike, rritja në qiell e çmimeve, rënia e ekonomisë gjermane. Shumë qytetarë nuk besojnë më se qeveria është në gjendje për të përballuar problemet. 

Po ashtu kancelari nuk duhet ta ketë kaluar pa vënë re se edhe ai personalisht po del keq e më keq në sondazhe. Kjo edhe për shkak të stilit të tij të komunikimit dhe të drejtimit. Juristi 65-vjeçar, Scholz, nuk arrin ta shpjegojë politikën e tij dhe t’i bëjë njerëzit për vete. 

Frika na bashkon 

Mosmarrëveshjet mes partive të koalcionit qeveritar nuk duket se do të marrin fund gjatë vitit 2024. Edhe pse kancelari do të bisedojë edhe një herë me ministrin e Financave, Christian Lindner(FDP), për të hequr dorë këtë vit nga frenimi për të marrë borxhe të reja, nëse rezulton se mbështetja ushtarake dhe financiare për Ukrainën nuk është e mjaftueshme, kjo nuk do të thotë se FDP do të jetë dakord. 

Megjithatë liderët e të tri partive i shmangen dhënies fund të koalicionit më shumë se çdo gjëje tjetër. Në rast se do të ketë zgjedhje të reja, ekziston rreziku që socialdemokratët (SPD), të Gjelbërit dhe liberalët (FDP) do ta humbasin pushtetin qeveritar dhe shumë parlamentarëve do të duhet të heqin dorë nga mandatet e tyre në Bundestag. Prandaj në nivelin e funksionarëve, pothuajse të gjithë duan të vazhdojnë koalicionin, i cili de facto është i shpartalluar. Frika nga kolapsi politik është thuajse e vetmja gjë që ende i mban të bashkuara SPD-në, të Gjelbrit dhe FDP-në./DW 



Ju sugjerojmë

Dhuratë e pazakontë në samitin e NATO-s, Erdogan u dhuron liderëve pistoleta
Bota

Dhuratë e pazakontë në samitin e NATO-s, Erdogan u dhuron liderëve pistoleta

9 Korrik, 2026 12:33 pm
U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit
Kronikë

U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit

9 Korrik, 2026 12:30 pm
Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
Kronikë

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë

9 Korrik, 2026 11:30 am
PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE
Politikë

PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE

9 Korrik, 2026 10:47 am
Qershori 2025 më i nxehti në historinë e Evropës
Bota

Qershori 2025 më i nxehti në historinë e Evropës

9 Korrik, 2026 10:46 am
Protesta/Rama për Corriere: Nuk kam frikë nga turma, gati për dialog me protestuesit
Kryesore

Protesta/Rama për Corriere: Nuk kam frikë nga turma, gati për dialog me protestuesit

9 Korrik, 2026 10:41 am
Shkon në 3,811 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Shkon në 3,811 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

9 Korrik, 2026 9:46 am
SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane
Bota

SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane

9 Korrik, 2026 8:32 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 9 korrik 2026

9 Korrik, 2026 7:50 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

9 Korrik, 2026 7:47 am
Para
Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për sekuestro, nuk i kthen celularin Monika Kryemadhit

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për sekuestro, nuk i kthen celularin Monika Kryemadhit

Protestat në Serbi: Opozita nuk ka opsione të mira

Protestat në Serbi: Opozita nuk ka opsione të mira

Kishte planifikuar takime në Preshevë, Serbia nuk lejon vizitën e ministrit të Brendshëm të Kosovës 

Kishte planifikuar takime në Preshevë, Serbia nuk lejon vizitën e ministrit të Brendshëm të Kosovës 
















TE FUNDIT

Dhuratë e pazakontë në samitin e NATO-s, Erdogan u dhuron liderëve pistoleta

Dhuratë e pazakontë në samitin e NATO-s, Erdogan u dhuron liderëve pistoleta
9 Korrik, 2026

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan zgjodhi një dhuratë të pazakontë për liderët e NATO-s në përfundim të samitit në Ankara:...

Lexo më shumë

U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit

U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit
9 Korrik, 2026

Gjykata e Posaçme i ka dhënë të drejtë SPAK për pushimin e çështjes së Jonaid Myzyrit dhe të pandehurve të tjerë për...

Lexo më shumë

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
9 Korrik, 2026

Në GJKKO, po mbahet seanca e radhës e gjyqit të Ilir Metës e Monika, të akuzuar për korrupsion, pastrim parash e...

Lexo më shumë

PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE

PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE
9 Korrik, 2026

Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–Bashkimi Evropian nuk ka arritur të miratojë një rezolutë të përbashkët lidhur me procesin e integrimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}