Të gjithë jemi kuriozë se si do të jetë moti për Krishtlindje dhe për natën e ndërrimit të viteve. Sipas meteorologes Lajda Porja 15-ditëshi i fundit i dhjetorit të jetë i paqëndrueshëm.
Në 25 dhjetor zonat malore do të jenë të mbuluara nga dëbora, ndërsa në zonat e ulëta mot të paqëndrueshëm.
“Data 26, një ditë pas Krishtlindjes do të ketë shumë shi. Më pas moti do të jetë i mirë, deri në fund të vitit”, u shpreh meteorologia Lajda Porja.
Dita e diel do të sjellë fundin e reshjeve të shiut, apo dëborës në zonat malore, ndërsa nga e marta e javës tjetër do të kemi sërish reshje dhe ulje të temperaturave.