Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do ta fundosë apo shpëtojë zgjidhjen me dy shtete propozimi i Trumpit për Gazën?

2025/01/30 at 12:26 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
A do ta fundosë apo shpëtojë zgjidhjen me dy shtete propozimi i Trumpit për Gazën?

Propozimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për t’i zhvendosur palestinezët nga Rripi i Gazës në vendet fqinje, është refuzuar dhe dënuar gjerësisht.


Zhvendosja e detyrueshme e 2.3 milionë banorëve të Gazës drejt Egjiptit dhe Jordanisë mund të destabilizojë rajonin dhe të shkatërrojë çdo shans për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez, thonë ekspertët.

Por, propozimi gjithashtu mund ta zhvendosë përgjegjësinë tek aleatët e SHBA-së në rajon për të dalë me një zgjidhje për një nga konfliktet më të ndërlikuara në botë, vlerësojnë njohësit.

“Trumpi po merr pozicionin më ekstrem mbi një çështje jashtëzakonisht të ndjeshme si pjesë e një negociate më të gjerë për Gazën dhe Izraelin”, tha Sanam Vakil, drejtoreshë e Programit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në institutin britanik të mendimit, Chatham House.

“Duke vënë nën presion aleatët kyç të SHBA-së, të cilët janë realisht të varur nga ndihma dhe siguria amerikane, ai shpreson të arrijë qëllimin e tij për ndarjen e barrës”, tha Vakil.

Uashingtoni ka mbështetur për dekada një zgjidhje me dy shtete që do të krijonte një shtet të pavarur palestinez përkrah Izraelit.

Por, progresi është penguar nga dallimet e thella mes izraelitëve dhe palestinezëve mbi kufijtë, vendbanimet dhe statusin e Jerusalemit.

Palestinezët, gjithashtu, këmbëngulin që çdo shtet i ardhshëm palestinez duhet të përfshijë Rripin e Gazës, gjë që e bën propozimin e Trumpit shqetësues jo vetëm për kritikët, por edhe për aleatët e SHBA-së, përfshirë Gjermaninë.

“Trump ende nuk ka artikuluar një vizion të qartë mbi zgjidhjen me dy shtete ose rrugën përpara në konfliktin Izrael-Palestinë, por nëse politika amerikane anon drejt zhvendosjes së palestinezëve nga Gaza, kjo sugjeron një hapësirë të kufizuar për përparim pozitiv në këtë çështje”, tha Gregory Brew, analist i lartë në grupin amerikan të analizave politike, Eurasia Group.

Shumë nga banorët e Gazës janë zhvendosur dhe pjesa më e madhe e enklavës palestineze është shkatërruar pas luftës 15-mujore të Izraelit kundër Hamasit, grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja. Konflikti u shkaktua nga një sulm i paprecedent i Hamasit në Izrael në tetor 2023.

Luftimet u pezulluan për gjashtë javë si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi prej disa fazash të arritur më 15 janar, që parashikon një fund të përhershëm të luftës dhe rindërtimin e Gazës.

Trump, i cili publikoi idenë e tij më 25 janar, tha se zhvendosja e mundshme e banorëve të Gazës “mund të jetë e përkohshme, mund të jetë afatgjatë.”

Eldad Shavit, studiues i lartë në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv, tha se e djathta ekstreme izraelite mbështet gjerësisht zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza, sepse beson se “Izraeli mund ta pushtojë territorin dhe të ndërtojë vendbanime të reja”.

Trump ka deklaruar se ka ndarë idetë e tij me Jordaninë dhe Egjiptin, aleatë të SHBA-së në rajon që marrin ndihma të konsiderueshme. Por, të dyja vendet janë kundër çdo përpjekjeje për të detyruar zhvendosjen e civilëve.

Shavit tha se “nuk është e arsyeshme” të pritet që Jordania dhe Egjipti ta pranojnë këtë propozim, sepse ata tashmë strehojnë miliona palestinezë të zhvendosur nga krijimi i Izraelit m,ë 1948 dhe konflikti arabo-izraelit më 1967.

Ai argumentoi se një pranim i mëtejshëm i refugjatëve “do të ishte një rrezik i madh për stabilitetin e këtyre vendeve”.

Ekspertët thonë se zhvendosja e banorëve të Gazës dhe, për rrjedhojë, shkatërrimi i perspektivës për një shtet të pavarur palestinez, mund të pengojë gjithashtu përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet mes Izraelit dhe fuqisë rajonale, Arabisë Saudite.

“Nuk e shoh si diçka që do të pritet pozitivisht në Gjirin Persik, veçanërisht në Arabinë Saudite, ku [Princi i Kurorës Mohamed bin Salman] e ka bërë krijimin e një shteti palestinez një kusht për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin”, tha Brew.

Disa shtete arabe kanë normalizuar marrëdhëniet me Izraelin në kuadër të Marrëveshjeve të Abrahamit të ndërmjetësuara nga SHBA-ja vitet e fundit

Kundërshtimi i fortë ndaj planit të Trumpit mes aleatëve të Uashingtonit dhe shteteve arabe dëshmon se realizimi i tij është i pamundur, thonë ekspertët.

“Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm të mos lexojmë shumë në komentet e Trumpit, të cilat u bënë në një mënyrë të improvizuar”, argumentoi Brew.

Trumpit i pëlqen të “mendojë në mënyrë të madhe” dhe ai dhe këshilltarët e tij mund të përpiqen të “ndryshojnë status quo-në” duke i shtyrë palët në rajon të marrin përgjegjësi për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez, tha Shavit.

“Ai dëshiron t’i lëkundë palët në një mënyrë që t’i detyrojë të mendojnë për një zgjidhje që mund ta pranojnë”, tha ai.

Trump prej kohësh ka kritikuar angazhimet e gjata ushtarake të SHBA-së dhe ka mbrojtur reduktimin e angazhimeve financiare amerikane jashtë vendit. Gjatë fjalimit të tij inaugures më 20 janar, ai e përshkroi veten si një “paqebërës”.

“Trump dëshiron një Lindje të Mesme të re; ai dëshiron që sauditët t’u bashkohen Marrëveshjeve të Abrahamit dhe dëshiron të shihet si dikush që solli paqe dhe mori një Çmim Nobel për këtë”, tha Shavit./REL



Ju sugjerojmë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Para
Imzot Joani: Vepra e Kryepeshkopit Anastas në rindërtimin e Kishës Ortodokse madhështore

Imzot Joani: Vepra e Kryepeshkopit Anastas në rindërtimin e Kishës Ortodokse madhështore

Irena Gjoka dorëhiqet nga shqyrtimi i dosjes “Toyota”

Irena Gjoka dorëhiqet nga shqyrtimi i dosjes "Toyota"

Mitsotakis: Anastasi, ishte diplomat i dashurisë! Urë miqësie mes dy popujve

Mitsotakis: Anastasi, ishte diplomat i dashurisë! Urë miqësie mes dy popujve
















TE FUNDIT

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
8 Nëntor, 2025

Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë...

Lexo më shumë

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
8 Nëntor, 2025

Balotazhi i 9 nëntorit në 18 komuna të Kosovës shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal dhe...

Lexo më shumë

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
8 Nëntor, 2025

Edhe ndërtimi i bombës së parë bërthamore ishte rezultat i një gabimi dhe një keqkuptimi serioz. Gjermania kishte shkencëtarët më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com