Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A bëri gabim Uinston Churchill për konvertimin në fenë islame?

2016/05/30 at 8:59 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 3 min
A A
A bëri gabim Uinston Churchill për konvertimin në fenë islame?

Familja e Sir Uinston Churchillit i bëri thirrje atij që të “luftonte kundër” dëshirës për t’u konvertuar në Islam, sipas një letre të zbuluar së fundmi. Kryeministri që udhëhoqi Britaninë drejt fitores në Luftën e Dytë Botërore, ishte kaq shumë i joshur prej Islamit dhe kulturës së Orientit, saqë familja i shkruajti dhe u përpoq ta bindë që të mos bëhej mysliman.


Në një letër të gushtit 1907, kunata e ardhshme e Churchillit i shkruante: “Të lutem mos u konverto në Islam; kam vënë re që ke një prirje për t’u orientalizuar, tendenca prej Pashai, me të vërtetë i kam vënë re. Nëse bie në kontakt me Islamin, konvertimi yt mund të bëhet shumë më kollaj nga sa mund ta mendosh. Eshtë thirrja e gjakut, nuk e kupton se ç’po të them, duhet të luftosh kundër saj”.

Letra, e zbuluar nga një studiues historie në Universitetin e Kembrixhit, Uarren Dockter, është shkruajtur nga Lejdi Gvendoline Bertie, e cila u martua më vonë me vëllanë e Churchillit, Jackun.

“Churchilli nuk e mendoi asnjëherë seriozisht konvertimin”, tha për të përditshmen The INdependent, Dr Dockter. “Në atë kohë ai ishte tashmë pak a shumë ateist. Megjithatë, kishte një magjepsje të tijën pas kulturës islamike, e cila ishte gjë e zakonshme mes viktorianëve”.

Churchilli pati mundësinë të shihte shoqërinë islamike kur shërbeu si oficer i Ushtrisë Britanike në Sudan. Në një letër që i shkruante Lejdi Lytton në vitin 1907, ai thoshte se “do i pëlqente që të ishte Pasha”.

Ai madje nisi dhe t ëveshë rroba arabe privatisht – një entuziasëm që e ndante me mikun e tij të mirë dhe poetin, Uilfrid S. Blunt. Por Dockter mendon se familja e Churchillit nuk ka patur asnjëherë nevojë që të shqetësohet për interesin e tij në Islamin.

“Lejdi Gvendoline do të ketë qenë shqetësuar, sepse Churchilli po largohej për një tur afrikan dhe ajo kishte dijeni që Churchilli rrinte shumë me mikun e tij poet, i cili ishte një arabist i njohur, si dhe anti-imperialist. Ndonëse ai Churchilli ishin miq dhe herë pas here visheshin me rroba arabe, ata rrallëherë binin dakord”.

Në vitin 1940, kur Churchilli po udhëhiqte luftën e Britanisë kundër Gjermanisë naziste, ai dha mbështetjen e tij për planet e ndërtimit të Xhamisë Qendrore të Londrës në Regent’s Park, me shpresën që të fitonte mbështetjen e vendeve myslimane në luftë.

Më vonë ai tha në parlament se “shumë prej miqve tanë në vendet myslimane kanë shprehur vlerësimin për këtë dhuratë”.

Dr Dockter, i cili ndihmoi kryebashkiakun e Londrës, Boris JOhnson në shkrimin e librit për Churchillin, e zbuloi këtë letër kur po bënte kërkime për librin e tij të ardhshëm: “Uinston Churchilli dhe bota islamike: Orientalizmi, Perandoria dhe Diplomacia në Lindjen e Mesme”.

The Independent – Në shqip nga www.bota.al



Ju sugjerojmë

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 29 maj 2025

29 Maj, 2025 8:16 am
Para
Arian Çani: “Rivalët e mi i mund me Xhesikën dhe Kallashin”

Arjan Çani bën "aksident" me makinë

Njeriu që kupton Universin nuk kupton dot Donald Trump

Njeriu që kupton Universin nuk kupton dot Donald Trump

Cani-Rozanës: “Sot je bërë si Tefta Radi”

Cani-Rozanës: "Sot je bërë si Tefta Radi"

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
9 Qershor, 2025

Zgjedhjet e 5 qershorit për presidenten e re të Urdhrit të Psikologut, nxorrën si fituese Brunilda Labovitin. Pavarësisht këtij rezultati,...

Lexo më shumë

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
9 Qershor, 2025

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme....

Lexo më shumë

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
9 Qershor, 2025

Kandidati presidencial dhe senatori i njohur konservator kolumbian, Miguel Uribe Turbay, u plagos rëndë pas një atentati të ndodhur gjatë...

Lexo më shumë

E hëna, dita më e ngrohtë e javës me temperatura deri në 38 °c

Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun
9 Qershor, 2025

Java ka nisur me temperatura përvëluese. Dita më e nxehtë e kësaj jave është kjo e hëna dhe, sipas parashikimeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com