Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Celibashi shtyn regjistrimin e PD: Dokumentacioni i Alibeaj i paplotë, keni 48 orë kohë

2023/03/09 at 11:34 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Kryekomisioneri Iirjan Celibashi tha se dokumentacioni i paraqitur nga grupi i Enkelejd Alibejat për regjistrimin e PD-së në KQZ, nuk është i plotë.

Kështu ai nuk ka regjistruar PD në zgjedhje por i ka dhënë 48 orë kohë Lulzim Bashës, që figuron kryetar sipas regjistrimit të partisë në gjykatë që të plotësojë dokumentacionin.

“Do duhej që sipas ligjit kërkesa të paraqitej nga kryetari i PD, zoti Basha. Ligji njeh të drejtën, jo vetëm Kodi Zgjedhor, por edhe legjislacioni tjetër, njeh të drejtën që disa kompetenca të kryetarit t’i delegojë tek persona të tretë. Në vlerësim të dokumentit autorizues të dhënë nga zoti Basha për zotin Sefa dhe për të tjerë, vlerësoj se ky dokumentacion nuk është i plotë dhe në përputhje të plotë me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Sipas vlerësimit tim në përputhje me këtë parashikim të Kodit Zgjedhor duhet që akti autorizues të jetë i qartë. Do të thotë që kush e lëshon autorizimin duhet të jetë i qartë dhe veprimet që lëshon i autorizuari të jenë të qarta.

Vijmë tek komponenti i tretë i qartësisë së veprimeve që duhet të kryejë i autorizuari. Qartësia nuk është e plotë. Ju jeni autorizuar që të kryeni regjistrimin e PD në zgjedhjet e vitit 2023. Ju thoni që kjo është mjaftueshëm e qartë. Duhet të jetë plotësisht e qartë dhe kjo do të thotë se nuk ka mënyrë tjetër pak më të qartë se kjo që është e qartë. Kjo do të thotë që nga pikëpamja të paktën formale autorizimit i mungon qartësia.

Përtej kësaj ka edhe një mangësi tjetër në dokumentacionin tuaj, mangësi që lidhet me detyrimet dhe përgjegjësitë personale të kryetarit të PD për të nënshkruar deklaratën. Po të themi që çdo kompetencë e kryetarit mund të delegohet tek të tretë dhe të themi që ju e keni. Deklarata e kryetarit të partisë nuk është kompetencë, është përgjegjësi dhe si përgjegjësi ajo nuk mund të delegohet. Detyrimi i dikujt për të kryer shërbimin ushtarak nuk mund të delegohet. Mora një shembull popullor për të qenë i qartë me analogjinë që solla. Kjo është përgjegjësi personale dhe jo më kot ligjvënësi e ka përcaktuar si përgjegjësi dhe jo si kompetencë. Kompetenca mund të delegohet, përgjegjësia jo. Ndaj duke e konkluduar gjithë këtë arsyetim dhe duke analizuar të gjitha këto premisa përfshi edhe ato të narrativës së zotit Nure, unë vlerësoj që dokumentacioni i paraqitur nga përfaqësuesi i kryetarit të PD, zoti Lulzim Basha, ku kërkohet regjistrimi i partisë si subjekt zgjedhor, nuk është i plotë për arsyet që thashë. Do ju jap 48 orë kohë për t’i bërë plotësimet e kërkuara, domosdoshmërisht për deklaratën e kryetarit të partisë politike. Faleminderit e mbyllëm këtë pikë të rendit të ditës”-tha Celibashi.

Ju sugjerojmë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Si i përdor Trumpi paratë publike për qëllime politike

8 Tetor, 2025 8:23 pm
Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë
Rajoni

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë

8 Tetor, 2025 7:38 pm
Vendimi i qeverisë, paga shpërblim për efektivët e gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë
Aktualitet

Shkarkohen nga detyra prefekti Fierit dhe i Vlorës, kush i zëvendëson

8 Tetor, 2025 6:55 pm
Qeveria ndryshon ligjin për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH
Aktualitet

Qeveria ndryshon ligjin për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH

8 Tetor, 2025 6:47 pm
Ndryshime në Polici, largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson në krye të Rrugores
Aktualitet

Ndryshime në Polici, largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson në krye të Rrugores

8 Tetor, 2025 6:40 pm
Erdogan: Izraeli mbetet pengesa kryesore për paqen
Bota

Erdogan: Izraeli mbetet pengesa kryesore për paqen

8 Tetor, 2025 6:10 pm
Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false në Rinas
Kronikë

Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false në Rinas

8 Tetor, 2025 5:52 pm
Lufta me Ukrainën, Rusia humb 281 mijë ushtarë
Bota

Lufta me Ukrainën, Rusia humb 281 mijë ushtarë

8 Tetor, 2025 5:09 pm
Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë
Kryesore

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë

8 Tetor, 2025 4:14 pm
Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani
Bota

Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani

8 Tetor, 2025 4:04 pm
Para
Deputeti i Partisë Socialiste paraqitet në SPAK, arsyeja

Deputeti i Partisë Socialiste paraqitet në SPAK, arsyeja

Sekuestrohen në portin e Durrësit 150 mijë euro dhe mbi 164 mijë paund, ku ishin fshehur

Sekuestrohen në portin e Durrësit 150 mijë euro dhe mbi 164 mijë paund, ku ishin fshehur

Bordi i Transparencës në Kushtetuese/ Sula: Çmimi i karburantit jashtë çdo lloj logjike

Bordi i Transparencës në Kushtetuese/ Sula: Çmimi i karburantit jashtë çdo lloj logjike

TE FUNDIT

Si i përdor Trumpi paratë publike për qëllime politike

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
8 Tetor, 2025

Presidenti Trump duket se e sheh buxhetin federal si një “derrkuc kursimi” personal. Paralajmërimi i tij i fundit se disa...

Lexo më shumë

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë
8 Tetor, 2025

Kosova ka pranuar të mërkurën kontejnerët “me mijëra dronë” luftarakë kamikazë, Skydagger, njoftoi kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Kurti tha...

Lexo më shumë

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder
8 Tetor, 2025

Cristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë miliarder, sipas Indeksit të Billionaires të Bloomberg. Ylli portugez vazhdon të thyejë rekorde,...

Lexo më shumë

Shkarkohen nga detyra prefekti Fierit dhe i Vlorës, kush i zëvendëson

Vendimi i qeverisë, paga shpërblim për efektivët e gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë
8 Tetor, 2025

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur për shkarkimin nga detyra të prefektit të Qarkut Fier, Arben Çuko. Çuko...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com