Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mashtruesja kërcënon qytetarin dhe i merr 3.7 milionë Lekë për një dokument prone

2023/03/07 at 9:09 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Mashtruesja kërcënon qytetarin dhe i merr 3.7 milionë Lekë për një dokument prone

Një qytetar është ankuar pranë emisionit Stop në Tv Klan se është mashtruar nga një grua që pretendon se është punonjëse e Kadastrës dhe i ka marrë 3.7 milionë Lekë të vjetra për t’i regjistruar një pronë të tijën.


Denonuesi nga Kashari thotë se gruaja nga Vora e quajtur Eljana Gjoka Ismaili, e ka mashtruar duke u hequr si punonjëse kadastre.

Qytetari ia ka dhënë paratë para rreth 1 viti dhe ende nuk ka asnjë dokument të dorë. Eljana Gjoka Ismaili i ka bllokuar kontaktet dhe nuk pranon të takohet me djalin e familjes për t’i dhënë shpjegim për paratë apo zgjidhjen e certifikatës së pronësisë.

“Kisha një parcelë prone pa certifikatë edhe kjo më tha që të ndihmoj unë, ta bëj unë certifikatën. Quhet Eljana Ismaili. Ma prezantoi një komshiu im, m’u prezantua si punonjëse e Kadastrës. Më tha që më duhen kaq lekë për të vazhduar procedurën e parë të aplikimit. Në fillim i kam dhënë 200 mijë Lekë të vjetra. Pastaj do paguaj taksat, do bëj këtë, do bëj atë. Arriti shifra deri në 3 milionë e 700 mijë Lekë. Ndërkohë që i thoja ku kemi ngelur deri tani, ajo më thoshte do vonojë procedura, do ta shohin ekspertët, punon ekspertja ime, po punoj online. Ishin të gjitha mashtrime. Ka që në Prill vitin e kaluar. Nuk kam arritur ta takoj në zyrë, thjesht rri në zonën e Vorës. Lekët ka ardhur m’i ka marrë te vendi i punës, edhe te shtëpia u ka marrë prindërve të mi, nga 300, nga 500, nga 900. E mora në telefon, çfarë do bëjmë i thashë se do e mbyllim këtë gjë. Tha më prit pak ca ditë, më ler 3 ditë afat dhe do t’i sjell letrat, po s’të solla letrat do të sjell lekët. I thashë shpenzimet që ti ke bërë, mbaji aty. Ama 3 milionë e 700 mijë Lekë për një aplikim 35 mijë Lekë të vjetra, është shifër marramendëse. I shkruajta, bëri blok në WhatsApp. E marr në telefon, bën blok. Në momentin që e marrë në telefon edhe me numra të tjerë, sa t’i prezantohem që jam X person, bllokon numrin dhe ma mbyll”, thotë denoncuesi.

Përmes telefonatave me numra të tjerë, Eljana gjen gjithmonë një justifikim.

Denoncuesi-O Eljanë! Lenci jam..!

Eljana Gjoka Ismaili-Kur të mbaroj unë punë këtu, sot ndoshta nuk e di a mbaroj punë shpejt, se po coj dosjet në Durrës.

Denoncuesi-Ti e more përsipër, që do e bëj unë, ta nxjerr unë dokumentin. More dhe lekët, 3 milion e 700 mijë lekë, edhe tani më thua mua, që duhen edhe 900 mijë lekë të tjera, që të të jap dokumentin.

Eljana Gjoka Ismaili-Një sekondë! Më le ta mbaroj si punë! Po s’ta mbarova, përgjigjem unë…

Denoncuesi-Po nuk kam, cfarë të pres më, se kam që në prill vitin e kaluar, që të pres ty.

Eljana Gjoka Ismaili-Ti ke 40 vjet, që pret për atë pronë.

DITA E DYTË…

Eljana Gjoka Ismaili- Hic për Zotin! Isha në mbledhje, prandaj nuk ta hapa. Të kërkoj ndjesë!

Denoncuesi- Në cfarë vendi  te puna?

Eljana Gjoka Ismaili-Tani do iki në Elbasan, sa më thanë një dosje me e cu…

Denoncuesi-Po mirë, ku e ke punën, në cfarë Kadastre punon ti? Se unë po interesohem rreth e përqark dhe s’po të gjej në asnjë Kadastër!

Eljana Gjoka Ismaili-Interesohu ku të duash ti…! S’kam më punë! Hajd’ mirupafshim…!

DITA E TRETË…

Denoncuesi-O Eljana! Hëë.., si kalove ti? Jo si vënd, ku punon, se unë e di?

Eljana Gjoka Ismaili-Në Kadastër..punoj o vëlla, brënda në kat të dytë!

Denoncuesi-Aaa mirë, mirë…

Eljana Gjoka Ismaili- Sapo më njoftuan, që më kanë shkarkuar nga puna. Më njoftoi, që është bërë gati shkarkimi. Kur të jem aty te puna, do të marr në telefon, të folësh një çikë me drejtoreshën…

Denoncuesi arrin që të takohet me Eljanën. Takimi është filmuar me kamera të fshehtë.

Denoncuesi- Më mori Vathi (babi) në telefon dhe më tha, që të kanë shkarkuar nga puna…?!

Eljana Gjoka Ismaili-Po jo mo burrë, nuk i thashë ashtu. N.q.s do fillojë Lenci me ato gjëra, më mërzit kot thashë unë…

Denoncuesi-Tani problemi është këtu,”si me e bo këtë punë bashkë”?! Paret janë pagu…

Eljana Gjoka Ismaili- Nuk ja u kam mohu kurrë. Ja u kam mohu?

Denoncuesi-Ku i ke faktet? Ku i ke dokumentat?!

Eljana Gjoka Ismaili-Një sekondë! Drejtori, që qe më përpara aty, i ka bërë të gjitha procedurat. Unë jom larg, se të premten e kaluar e kam hush muhabetin tat…Madje shiko si më tha! Shiko njëcikë këtë përgjigjen e fundit, që ke…

Denoncuesi-Po këtë e kemi pas që qëkur..,kush ka vulos, firmos, se unë i kam me vulë të vogël?

Eljana Gjoka Ismaili-Këtë AMTP, unë nuk e kam pas ..o zemër kjo është në emër të gjyshit tat, nuk ka as Islam, asnjë gjo. Këtë ia kam marrë Islamit te letrat e veta.Është në emër të gjyshit tat, nuk ka as Islam, as gjo… sa kohë do të më lesh, që ta zgjidh…?

Denoncuesi-Tani, ku i ke taksat, që i ke pagu?

Eljana Gjoka Ismaili-Po do t’i bie unë taksat…

Denoncuesi-Jo i dua tani! Ik tërhiqi tek zyra! Ku e ke zyrën…?

Eljana Gjoka Ismaili-Mirë! A të ngjitem njëcikë lart?

Denoncuesi-Mirë ik bjere atë! Ngjitu, të pres këtu…! S’kam cfarë të bëj, ti më ke marrë 3 milionë e 700 mijë lekë. I ka mbajt mami me shënim…

Eljana Gjoka Ismaili-Mirë!

Denoncuesi-Për këtë arsye, ku i ke taksat, që ke pagu?

Eljana Gjoka Ismaili-Në arshivë kanë shku, por duro…!

Denoncuesi-Po ku kanë shku, pra…?

Eljana Gjoka Ismaili-A ke bezdi të ngjitem njëcikë lart…?

Denoncuesi-Më ke marrë 3 milionë e 700 mijë lekë dhe asnjë procedurë tjetër s’ke bërë deri më sot, për 8 muaj…

Eljana Gjoka Ismaili- Kush thotë? Ti i ke t’gjitha letrat.

Denoncuesi-Eljanë, lekët i kam marrë borxh, për të t’i dhënë ty. M’i jep në sekondë, ose shkojmë tek noteri, më jep makinën!

Eljana Gjoka Ismaili- Hajde shkojmë tek noteri…!

Pas qytetari, është radha e gazetarit të “Stop” i cili arrin ta gjejë Eljanën pranë Kadastrës në Rinas, duke e përballur me denoncuesin. Ajo pranon se ka marrë 3.7 milionë  lekë, duke këmbëngulur se është punonjëse e Kadastrës. Jo vetëm kaq, po prek fizikisht edhe gazetarin.

“A do ta vazhdosh apo do ta mbyllësh? S’kam mashtruar asnjë unë. Më jep çik me dokument që ia kam marrë lekët. Nuk i kam marrë asnjë lekë. Kam qenë te Kadastra e Durrësit në 2008, 2009, 2010, 2011”, i thotë gazetarit.

Në fund Eljana kërcënon denoncuesin në prani të kamerave, për këtë që i bëri, duke i thënë se të tërhiqet për 24 orë ose “nuk do të bëjë më hajër”.

“Me rob shpie, ke afat 24 orë të më pastrosh emrin. Mos e gjetsha djalin që e kam pa sy në ballë, ti nuk bën më hajër. Kaq po të them”, kërcënoi ajo qytetarin./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

20 Shtator, 2025 8:18 pm
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

20 Shtator, 2025 7:37 pm
“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës
Bota

“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës

20 Shtator, 2025 6:36 pm
SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit
Bota

SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit

20 Shtator, 2025 5:55 pm
Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
Life Style

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

20 Shtator, 2025 4:14 pm
Para
Pse gishtat tanë kanë madhësi të ndryshme?

Pse gishtat tanë kanë madhësi të ndryshme?

Policia u zbuloi fermën e kanabisit, 3 shqiptarët në Britani “ngujohen” në çati

Policia u zbuloi fermën e kanabisit, 3 shqiptarët në Britani “ngujohen” në çati

Sunak: Imigrantët që hyjnë ilegalisht në Britani do të dëbohen

Sunak: Imigrantët që hyjnë ilegalisht në Britani do të dëbohen
















TE FUNDIT

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
21 Shtator, 2025

Dashi Veproni shpejt sot, përndryshe mund të mbeteni prapa. Nëse uleni dhe prisni që dikush t’ju japë një ftesë, ndoshta...

Lexo më shumë

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
20 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e paralajmëroi Venezuelën të shtunën se do të paguajë një çmim të pallogaritshëm nëse nuk...

Lexo më shumë

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
20 Shtator, 2025

Shërbimi Sekret është vënë në gatishmëri të lartë pasi arrestoi një burrë të armatosur brenda stadiumit State Farm në Arizona,...

Lexo më shumë

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
20 Shtator, 2025

Forcat izraelite vazhduan sulmin e tyre në qytetin e Gazës dhe më gjerë në Rrip të shtunën, duke shkatërruar tunele...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com