Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një familje tek Kthesa e Kamzës këtë të mërkurë.
Klan News raporton se ish-dhëndri i familjes Ramazan Kutra, i njohur si Dan Kutra ka hyrë në banesën e familjes së bashkëshortes dhe ka qëlluar me breshëri, ndaj të gjithë personave që kanë qenë të pranishëm në banesë. Sipas të njëjtave burime, dyshohet për viktima.
Autori i krimit pas ngjarjes është larguar me makinën tip “C Class” ngjyrë e zezë.
Ende janë të paqarta motivet e krimit./Opinion.al