Policia e Elbasanit ka parandaluar një atentat mafioz. Mësohet se është mundur të lokalizohet një automjet tip Foristradë, e cila ka qenë e parkuar në zonën e quajtur ish-Konservimi, pranë stadiumit “Elbasan Arena”.
Dhjetëra forca policie kanë rrethuar makinën brenda të cilës janë sekuestruar dy armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fishekë, si dhe një shishe me lëndë ndjekëse, gati për atentat.
Dyshohet se ky automjet po përdorej nga dy persona, të cilët dyshohet të jenë vrasës me pagesë.
Në zonën ku është gjetur automjeti është banesa e Erion Alibej, i arrestuar tashmë nga policia. Nuk dihen as personat dhe as shënjestra, ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar disa kamera ne zone për te zbardhur ngjarjen.
Erion Alibej akuzohet për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.