Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi shpërndanin kokainë dhe kanabis. Në pranga ka rënë Musel Kumbria 27 vjeç dhe një shtetas 16 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Autoritetet sekuestruan rreth 2 kg kanabis, doza kokaine, 2 peshore elektronike, 3 aparate celulare dhe 189 800 lekë të rinj që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Musel Kumbria, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, i ndante në doza, të cilat i shiste më pas, në bashkëpunim me 16-vjeçarin, në zonën e Yzberishtit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.