Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet pranë Ambasadës së Turqisë pas tërmetin shkatërrimtar ku humbën jetën mijëra njerëz.
Më një postim në rrjetet sociale, presidenti ka shkuar se lutet për një rimëkëmbje sa më të shpejtë fizike dhe shpirtërore të secilës familje të prekur nga kjo tragjedi.
“Sot shpreha ngushëllimet pranë Ambasadës së Turqisë, për tërmetin shkatërrimtar të datës 6 shkurt 2023.
Populli shqiptar, si dhe unë e kemi të vështirë të gjejmë fjalët e duhura për të ngushëlluar popullin vëlla turk dhe qetësuar sadopak zemrat e familjeve të të mbijetuarve.
Lutemi për një rimëkëmbje sa më të shpejtë fizike dhe shpirtërore të secilës familje të prekur nga kjo tragjedi”, shkruan Begaj/Opinion.al