Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kolonel Elton Reso nga Malatya: Ekipi shqiptar shpëtoi 4-vjeçarin nën rrënojat në Turqi

2023/02/07 at 8:58 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kolonel Elton Reso nga Malatya: Ekipi shqiptar shpëtoi 4-vjeçarin nën rrënojat në Turqi

Shqipëria i është përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë, pas tërmetit shkatërrimtar në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë që shkaktoi viktima të shumta, të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Një mision ndihme nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në përbërje të të cilit janë 53 personel mjekësor, specialistë të kërkim-shpëtimit si dhe 7 mjete po punojnë që prej paradites së sotme në Malatya të Turqisë.

Në lidhje përmes Skype nga Malatya, për “KlanNews ka qenë Kolonel Dr. Elton Reso, drejtori i Inspektoriatit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, njëkohësisht është komandanti i efektivëve të misionit të Forcave të Armatosura  dhe Personelit në ndihmë të popullit turk.

Kolonel Dr. Elton Reso është shprehur se ekipi shqiptar është duke punuar për të shpëtuar njerëz nga rrënojat në një pallat 6-katësh të shembur atje.

Mes të tjerash, Kolonel Dr. Elton Reso ka thënë se ekipi shqiptar ka shpëtuar nga rrënojat një fëmijë 4-vjeçar teksa thotë se ekipi ndërhyri menjëherë sapo dëgjoi zërin e të miturit.

Si është situata atje?

Kolonel Dr. Elton Reso: Situata është dëshpëruese. Me këto që kemi parë sepse ne kemi mbërritur sot rreth orës 10:00 në këtë qytet, ka shumë ndërtesa të shkatërruara dhe mbi të gjitha nga puna që po kryejmë në vazhdimësi, duket se ka edhe shumë jetë të humbura.

Sa operacione keni kryer deri tani, ku po ndihmoni konkretisht?

Kolonel Dr. Elton Reso: Konkretisht, operacioni jonë konsiston në kërkim-shpëtimin. Pra, kemi ardhur me një ekip të Forcave të Armatosura, rreth 25 vetësh, të cilët janë të specializuar në kërkim-shpëtimin dhe momentalisht jemi në një ndërtesë 6-katëshe e cila është e rrëzuar dhe që mendohet se ka shumë banorë që kanë humbur jetën. Paradite kemi qenë në një tjetër zonë ku dhe atje ishte një ndërtesë tjetër e shkatërruar. Ekipi jonë ndërhyri, kreu misionin e tij. Atje u gjetën 3 viktima, por nga ana tjetër duke punuar u dëgjua dhe një zë fëmije, ekipi jonë ndërhyri menjëherë dhe bëmë të mundur shpëtimin e një fëmije 4-vjeçar.

Ju sugjerojmë

30 vjet Prokurime Publike, Rama: Kemi bërë progres në luftën kundër korrupsionit
Kryesore

30 vjet Prokurime Publike, Rama: Kemi bërë progres në luftën kundër korrupsionit

11 Dhjetor, 2025 11:46 am
I arrestuar për aferën e inceneratorit të Fierit, lirohet nga burgu Lefer Koka
Kronikë

I arrestuar për aferën e inceneratorit të Fierit, lirohet nga burgu Lefer Koka

11 Dhjetor, 2025 11:43 am
Kreu i ri i SPAK, si do të zgjidhet kandidati fitues
Aktualitet

Kreu i ri i SPAK, si do të zgjidhet kandidati fitues

11 Dhjetor, 2025 11:08 am
Zgjedhja e kreut të SPAK/ Pas Xholit, Doloreza Musabelliu prezanton platformën
Aktualitet

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Pas Xholit, Doloreza Musabelliu prezanton platformën

11 Dhjetor, 2025 11:06 am
“Nëse vij në zyrën tënde për çështje…”/ Xholi anëtares së KLP:Do të sajdisja me kafe
Aktualitet

“Nëse vij në zyrën tënde për çështje…”/ Xholi anëtares së KLP:Do të sajdisja me kafe

11 Dhjetor, 2025 10:42 am
Avokati i Popullit/ PD kërkon tërheqjen e Shabanit nga gara: Është lepuri i Surrelit
Kryesore

Avokati i Popullit/ PD kërkon tërheqjen e Shabanit nga gara: Është lepuri i Surrelit

11 Dhjetor, 2025 10:37 am
“Metro”: Britanikët zgjedhin Tiranën për pushime në qytet
Aktualitet

“Metro”: Britanikët zgjedhin Tiranën për pushime në qytet

11 Dhjetor, 2025 10:15 am
Gara për kreun e SPAK, nis intervistimi i kandidatëve
Aktualitet

Gara për kreun e SPAK, nis intervistimi i kandidatëve

11 Dhjetor, 2025 9:36 am
Portugalia kryeson listën e ekonomive më të forta të vitit 2025
Bota

Portugalia kryeson listën e ekonomive më të forta të vitit 2025

11 Dhjetor, 2025 9:21 am
A po rekruton Rusia iranianë për luftën e saj në Ukrainë?
Bota

A po rekruton Rusia iranianë për luftën e saj në Ukrainë?

11 Dhjetor, 2025 8:18 am
Para
U filmua duke parë filma për të rritur në Kuvend, jep dorëheqjen deputeti serb

U filmua duke parë filma për të rritur në Kuvend, jep dorëheqjen deputeti serb

“Mos u shqetëso, e paguaj unë”, punonjësja merr kredi në emër të klientit

“Mos u shqetëso, e paguaj unë”, punonjësja merr kredi në emër të klientit

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ukrainës do t’i jepen mbi 100 tanke Leopard 1

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ukrainës do t'i jepen mbi 100 tanke Leopard 1

TE FUNDIT

30 vjet Prokurime Publike, Rama: Kemi bërë progres në luftën kundër korrupsionit

30 vjet Prokurime Publike, Rama: Kemi bërë progres në luftën kundër korrupsionit
11 Dhjetor, 2025

Shqipëria është lider në rajon në fushën e Prokurimeve Publike, ku sipas Këshillit të Bashkimit Europian nuk ka më asnjë...

Lexo më shumë

I arrestuar për aferën e inceneratorit të Fierit, lirohet nga burgu Lefer Koka

I arrestuar për aferën e inceneratorit të Fierit, lirohet nga burgu Lefer Koka
11 Dhjetor, 2025

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) ka liruar nga qelia ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka pasi kanë kaluar afatet e paraburgimit. Koka u...

Lexo më shumë

Kreu i ri i SPAK, si do të zgjidhet kandidati fitues

Kreu i ri i SPAK, si do të zgjidhet kandidati fitues
11 Dhjetor, 2025

KLP ka nisur intervistimin e kandidatëve për kreun e ri të SPAK që do të pasojë në këtë detyre, Altin...

Lexo më shumë

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Pas Xholit, Doloreza Musabelliu prezanton platformën

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Pas Xholit, Doloreza Musabelliu prezanton platformën
11 Dhjetor, 2025

Pas intervistimit të Adnan Xholit, para anëtarëve të KLP dhe zyrtarëve të huaj, ka dalë kandidatja tjetër për kreun e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com