Në një deklaratë për mediat në përfundim të seancës plenare, deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka ironizuar kryeparlamentaren Nikolla, lidhur me vendimin e saj për përjashtimin e deputetit Gazmend Bardhit nga Kuvendi.
Kryemadhi tha se Nikolla përjashtoi Bardhin se i tha kukull, por sipas saj ne i themi kukull një gruaje kur është e bukur.
“Sot seanca tregoi që s’ka më demokraci, s’ka institucion dhe as sistem hibrid. Këtu ka diktaturë të injorancës dhe politike. Paratë e shqiptarëve janë paguar për McGonigal. Me paratë që kanë dalë nga xhepat e qytetarëve për agjentin. Sot tregoi që s’ka parlament, kemi një kryetare që përjashtoi Bardhin se i tha kukull dhe u fye, por ne kur i themi dikujt je e bukur i themi kukull, s’është fyerje.”- tha Kryemadhi.