Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha foli për çështjen “McGonigal”, në konferencën e përjavshme me gazetarët.
Berisha theksoi se kjo çështje e ka vendosur Shqipërinë në mes të një cikloni pasi afera korruptive ka tronditur të gjithë botën e lirë. Ai i bëri thirrje FBI-së dhe Kongresit Amerikan për zbardhjen me detaje të lidhjeve të ish-zyrtarit Charles McGonigal me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
“Edi Rama rekruton me korrupsion McGonigal për t’i fut thikën opozitës, për të çimentos pushtetin korruptiv të tij, Rama ka shndërruar Tiranën, zyrëën e tij në çerdhen, në një kënetë të vërtetë korruptive. McGonigal jo rastësisht ka zgjedhur Tiranën megjithatë unë i bëj thirrje FBI dhe Kongresit të hetojnë me seriozitetin më të madh cilat janë pikat që bashkuan Edi Ramën me McGonigal. Kush e solli, kush e rekomandoi? Kush qëndron në mes të këtij akti makabër nga një vend partner ndaj SHBA-ve? Shtoj këtu se në grupin e personave që hetohen nga pala amerikane është dhe paardhësi i McGonigal, Louis Bladell i cili ka kontrata të firmosura me qeverinë e Edi Ramës. I cili rezulton të jetë i implikuar direkt sipas disa të dhënave në beteja kundër opozitës.Por gjithashtu juria e madhe e San Francisco-s e cila ka urdhëruar hetimin e çdo materiali apo personi, komunikimi personal, përfshirë këtu bashkëpunëtorin e McGonigal, Louis Bladeli-n të kontraktuar nga Edi Rama, përfshirë këtu Edi Ramën dhe jo vetëm. Çdo shqiptar e ka të qartë se ky kryeministër është turpi dhe faqja e zezë e këtij vendi dhe do mbetet i tillë në vend dhe për marrëdhëniet amerikano-shqiptare. Ky është një problem botëror, rasti kur Shqipëria ndodhet në qendër të një cikloni për shkak të akteve të turpshme të Edi Ramës ndaj një zyrtari shumë të lartë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. PD ndërkohë do krijojë komision hetimor me qëllim bashkëpunim të ngushtë me autoritetet amerikane për zbardhjen në çdo detaj të kësaj afere që ka tronditur të gjithë botën e lirë. PD do mbledhë dhe do dërgojë të gjithë informacionin”,-tha Berisha.