Kreu i grupit parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur për “KlanNews” rreth ngjarjeve më të diskutuara së fundmi, ku kryesorja ishte çështja e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së McGonigal.
Ish-zyrtari është njohur të martën nga Gjykata e Uashingtonit me 9 akuza ku më kryesorja është ajo e marrjes prej tij e 225.000 dollarë nga ish-punonjësi i Shërbimeve Sekrete të Shqipërisë. Gjithashtu në seancën e djeshme e cila zgjati rreth 15 minuta u diskutua edhe për takimet e ish zyrtarit të FBI me kryeministrin Rama.
Balla është shprehur se çështja për të cilën akuzohet McGonigal nuk ka asnjë lidhje me kryeministrin Shqiptar, ndërsa për sa i takon takimeve, ai është shprehur se çdokush që do ishte në vendin e Ramës nëse do i thuhej se drejtori i FBI-së do kërkonte ta takonte, do e takonte.
“Kryeministri Rama kryetari i Partisë Socialiste ka folur dje qartësisht. Kjo është një çështje që nuk ka asnjë lidhje qoftë me kryeministrin, apo me ndonjë anëtarë të qeverisë apo me ndonjë zyrtarë të lartë. Ky nuk është një hetim që sapo ka filluar një hetim që sapo ka filluar, ky është një përfundim hetimi, dhe në përfundim të këtij hetimi i vetmi person që prokuroria e Neë York-ut ka çuar në gjykatën e Neë York-ut është zoti McGonigal, i cili ka qenë zyrtar i lartë i FBI-së dhe kur ka ardhur në Shqipëri ka ardhur në cilësinë e mësipërme. Kushdo që të ishte në qeverisje të vendit, Kryeministri i vendi, presidenti i Republikës, ti thuhej që drejtori i FBI-së së Neë Yorku-t kërkon një takim me ju, do e mirëpriste siç e kanë mirëpritur në vende të tjera. Kjo është e gjithë e vërteta. I vetmi person i gjetur fajtor apo i akuzuar nga ana e akuzës, mos harroni fajësinë apo pafajësinë e jep vetëm gjykata. Të mbyturit e Shqipërisë sonë Berisha me shokë kërkojnë të kapen pas një të mbyturi. Ndërkohë që të gjitha akuzat e tjera ato që lidhen me histori licencash, Hec-esh e kompanish që investojnë në rrugë, duhet të kuptoni se oligarku rus Deripaska dhe kompanitë që ai është lidhur janë ushqyer nga kontrata apo tendera të dhëna nga qeveria e Sali Berishës. Ka një shprehje popullore, ai që bërtet më shumë ka hallin më të madh. Saliu është zënë ngushtë, edhe në këtë rast e drejta është në krahun tonë”,-tha Balla.