Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emergjencat Civile:Po punohet në akset ku ka rënie gurësh, disa zona pa energji elektrike

2023/01/21 at 1:34 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Emergjencat Civile:Po punohet në akset ku ka rënie gurësh, disa zona pa energji elektrike

Emergjencat Civile kanë informuar për situatën e motit të keq në vendin tonë.


Bëhet me dije se niveli i lumenjve është nën nivelin kritik duke mos paraqitur problem për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre.

Për sa i përket furnizimit me energji, ka problematika vetëm ne disa zona rurale te qarqeve Tirane, Elbasan, Kukës dhe Shkodër. Nga ana e OSHEE vijon puna për të rikthyer situatën në  normalitet.

Sakaq, në të gjitha akset rrugore që kanë problematika në rrëshqitjen e dherave dhe rënien e gurëve, ARRSH dhe bashkitë po punojnë për pastrimin dhe riparimin e tyre. Në Malësinë e Madhe po punohet për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth, të bllokuar për shkak të rënies së orteqeve.

Deklarata e plotë:

I gjithë territori i vendit vijon të jetë i përfshirë nga reshje shiu si dhe reshje bore në relievet malore mbi 600 metër, por nga të gjitha raportime në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile nuk paraqiten problematika të theksuara.

Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje mesatare. Reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër.

Niveli i lumenjve është nën nivelin kritik, duke mos paraqitur problem për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre.

Hidrovoret janë gatishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk paraqesin problem për përmbytje.

Sasia e reshjeve në basenin ujëmbledhës të Fierzës ditën e sotme janë 12 mm, Prurjet janë 1400 m3/s.

Sasia e reshjeve në basenin ujëmbledhës Koman-Vau i Dejës janë 15 mm, prurjet janë në Koman 650 m3/s dhe Vau i Dejës 200 m3/s.

Në kaskadën e Drinit vijojnë shkarkimet me 300 m3/s. Ditën e sotme si pasojë e uljes së sasisë se reshjeve në qarkun Lezhë, kemi shkarkime në Digën Ura e Fanit, me 80 m3/s.

Për sa i përket furnizimit me energji, ka problematika vetëm në disa zona rurale te qarqeve Tirane, Elbasan, Kukës dhe Shkodër. Nga forcat e OSHEE vijon puna pa ndërprerje për të rikthyer normalitetin. Në qarkun e Shkodrës nuk ka zgjerim të hartës së sipërfaqes së raportuar të përmbytur një ditë më parë. Kalohet me mjete të larta vetëm rruga e Obotit, ku ka prani uji.

Më qarkun e Lezhës total ka rreth 770 ha tokë bujqësore të përmbytur, në ish kënetën e Toroviocës, njësia administrative Balldren, në ish kënetën Spiten –Tresh Bashkia Lezhe, në njësinë administrative Zejmen, në ish-kënetën Gjonëm, Bashkia Kurbin.

Në Malësinë e Madhe po punohet për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth, të bllokuar për shkak të rënies së orteqeve në vendin e quajtur “Tynelet Panoramike”.

Në të gjitha akse rrugore që kanë problematika në rrëshqitjen e dherave rënien e gurëve apo dëmtimet e trupit të rrugës , nga forcat e ARRSH dhe të bashkive po punojnë për pastrimin dhe riparimin e tyre.

Pa probleme të theksuara paraqitet situata në qarkun e Kukësit, ku gjatë ditës së djeshme kemi pasur reshje bore me trashësi 10-15 cm, rrugët nacionale janë të hapura dhe qarkullohet normalisht. Punonjësit e emergjencave dhe firmat kontraktore janë ne terren dhe në gatishmëri.

Në qarkun e Gjirokastrës, në Bashkinë Këlcyrë, në lagjen Kalemaj, fshati Katundishtë, njësia administrative Deshnicë, ka rrëshqitje dhe fundosje të tokës nga baza rreth 1 m, në një sipërfaqe rreth 2 ha. Brenda kësaj sipërfaqe përfshihen 4 banesa dhe 4 stalla bagëtish. Në vendngjarje ka shkuar një grup pune për konstatimin e dëmeve. Banorët janë evakuuar nga banesat dhe janë strehuar tek të afërmit e tyre.

Në qarkun Korçës ka pasur reshje bore trashësia e së cilës është 10-25 cm. Të gjitha akset rrugore janë të hapura.

Në bashkinë Shkodër në fshatin Obot, njësia administrative Ana e Malit operuan 4 trupa me 1 mjet të kalueshmërisë së lartë.

Situata e emergjencës në të gjithë territorin e RSH është nën kontroll, bashkëpunimi dhe angazhimi i të gjithë institucioneve dhe strukturave te sistemit të mbrojtjes civile është i lartë.

Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit do të vijojë të jetë në gatishmëri për çdo kërkesë nga pushteti vendor.

Gjithashtu përsërisim thirrjen që qytetarëve në zonat e rrezikuara të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre në orët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të njoftojnë strukturat vendore në çdo rast nevoje.



Ju sugjerojmë

Kriza politike në Kosovë, test i pjekurisë shtetërore
Rajoni

Kriza politike në Kosovë, test i pjekurisë shtetërore

8 Maj, 2025 5:56 pm
Në muajin Prill u shtrenjtuan ushqimet në Shqipëri
Aktualitet

Në muajin Prill u shtrenjtuan ushqimet në Shqipëri

8 Maj, 2025 5:33 pm
Hasani në Poloni: Zgjerimi i BE-së garanton të ardhmen kundër kërcënimeve hibride
Politikë

Hasani në Poloni: Zgjerimi i BE-së garanton të ardhmen kundër kërcënimeve hibride

8 Maj, 2025 5:23 pm
Ukraina e akuzon Rusinë se e ka shkelur armëpushimin e shpallur vetë mbi 700 herë
Bota

Ukraina e akuzon Rusinë se e ka shkelur armëpushimin e shpallur vetë mbi 700 herë

8 Maj, 2025 5:03 pm
Marrëveshje tregtare SHBA-Britani e Madhe, Trump njofton çfarë përfshin
Bota

Marrëveshje tregtare SHBA-Britani e Madhe, Trump njofton çfarë përfshin

8 Maj, 2025 5:02 pm
Ende asnjë gjurmë për 29-vjeçarin në Klos, reagon Ministria e Mbrotjes
Aktualitet

Ende asnjë gjurmë për 29-vjeçarin në Klos, reagon Ministria e Mbrotjes

8 Maj, 2025 4:59 pm
VIDEO/ Eurodeputeti polak djeg flamurin e BE: Këtu është Poloni, jo Bruksel
Bota

VIDEO/ Eurodeputeti polak djeg flamurin e BE: Këtu është Poloni, jo Bruksel

8 Maj, 2025 4:55 pm
Bill Gates shpërndan pasurinë e tij, do dhurojë 200 miliardë dollarë për të varfrit
Life Style

Bill Gates shpërndan pasurinë e tij, do dhurojë 200 miliardë dollarë për të varfrit

8 Maj, 2025 4:51 pm
Integrim para anëtarësimit të vendeve kandidate në BE
Bota

Nga uiski tek aeroplanët, BE “hakmerret” ndaj SHBA: Jemi gati për tarifa të reja

8 Maj, 2025 4:47 pm
Arkitektët e fitores së Trump në Shqipëri/ AP: Ribashkuar për “Trumpist”-in Berisha
Aktualitet

Arkitektët e fitores së Trump në Shqipëri/ AP: Ribashkuar për “Trumpist”-in Berisha

8 Maj, 2025 4:13 pm
Para
Atentati ndaj Arjan Ndoj, SPAK: Është evidentuar organizatori, ekzekutori, ndihmësi

Atentati ndaj prokurorit Ndoj, lihen në burg 5 të arrestuarit

The moon might have had a heavy metal atmosphere with supersonic winds

Itali/ Tentativë vrasje ndaj 2 oficerëve, shqiptari do të kërkohet deri në vitin 2058

Itali/ Tentativë vrasje ndaj 2 oficerëve, shqiptari do të kërkohet deri në vitin 2058
















TE FUNDIT

Kriza politike në Kosovë, test i pjekurisë shtetërore

Kriza politike në Kosovë, test i pjekurisë shtetërore
8 Maj, 2025

Kriza aktuale dhe paraliza politike e krijuar në Kosovë duhet të shërbejë si një nxitje për të rimenduar dhe rindërtuar...

Lexo më shumë

Në muajin Prill u shtrenjtuan ushqimet në Shqipëri

Në muajin Prill u shtrenjtuan ushqimet në Shqipëri
8 Maj, 2025

Inflacioni ka shënuar rrije për muajin Prill. Sipas raportit të fundit të Institutit të Statistikave, Indeksi i Çmimeve të Konsumit...

Lexo më shumë

Hasani në Poloni: Zgjerimi i BE-së garanton të ardhmen kundër kërcënimeve hibride

Hasani në Poloni: Zgjerimi i BE-së garanton të ardhmen kundër kërcënimeve hibride
8 Maj, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani mori pjesë sot në drekën informale të Punës me Ministrat e...

Lexo më shumë

Ukraina e akuzon Rusinë se e ka shkelur armëpushimin e shpallur vetë mbi 700 herë

Ukraina e akuzon Rusinë se e ka shkelur armëpushimin e shpallur vetë mbi 700 herë
8 Maj, 2025

Rusia dhe Ukraina kanë raportuar për sulme ndaj forcave të tyre në ditën e parë të armëpushimit 72-orësh, të shpallur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com