Është arrestuar me urdhër të SPAK në Durrës Akil Nerjaku. Ky arrestim vjen në kohën kur në Nikël janë kryer kontrolle në banesën e Ramazan Rrajës, ndërsa ende nuk dihen motivet se përse ai është vënë në pranga.
Gjithashtu sipas raportimeve të News 24 bëhet me dije se në këtë operacion të kryer nga SPAK janë ndaluar edhe dy persona të tjerë.
Kujtojmë se Nerjaku i ka shpëtuar një atentati me snajper në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit në shtator të vitit 2022 .
Nerjaku është qëlluar me armë teksa lëvizte me një automjet tip “Benz G klas”, por fatmirësisht nuk e kanë kapur plumbat.
Ai rezulton i arrestuar për armëmbajtje pa leje disa vite më parë dhe është liruar më pas nga Gjykata./Opinion.al