Në emisionin “Opinion” janë trajtuar dy tema në lidhje me aktualitetin dhe luftën në Kosovë.
Në pjesën e parë të emisionit është trajtuar arrestimi i një nga mafiozëve italian më të kërkuar në botë. Matteo Messina Denaro , pjesë e “Cosa Nostra”, u arrestua falë një operacioni policor në Itali, ndërsa prangosja e tij erdhi pas një pune prej tre dekadash të autoriteteve.
Cili ishte roli i tij në “Cosa Nostra” detajet mbi jetën e tij dhe gjithë procesi i operacionit është diskutuar në studio me të ftuarit Gerta Zaimi dhe Fabian Zhilla.
Në pjesën e dytë dhe të tretë është intervistuar në studio nga gazetari Blendi Fevziu ambasadori William G. Walker, ish-shef i Misionit Monitorues të OSBE-së në Kosovë, diplomati i cili dëshmoi botës masakrën e kryer nga serbët në Reçak./Opinion.al