Një 26-vjeçare ka rënë në pranga pasi i gjetën në banesë heroinë. Policia e Tiranës ka ushtruar kontroll në banesën e saj, ku i është gjetur dhe lënda narkotike.
Ndërkohë, një 56-vjeçar është arrestuar pasi ishte duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Ai është përplasur me një makinë tjetër dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për kryerjen e veprime procedurale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.