Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mendoi të hidhej në shinat e trenit me vajzën në bark, Alma: Kisha vetëm një shishe ujë

2023/01/15 at 3:22 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mendoi të hidhej në shinat e trenit me vajzën në bark, Alma: Kisha vetëm një shishe ujë

Pas martesës në  moshën 16-vjeçare  me njeriun që mendonte se do të shkruante përrallën e saj,  Almës zbuloi shumë pak kohë më vonë se jeta nuk do të ishte e tillë. Varësia e bashkëshortit ndaj lojërave të fatit i ndoqi në Greqi, ku shkuan me shumë mundime për të ndërtuar një  jetë tjetër. Alma tregon në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan se situata nuk u lehtësua aspak, ajo gjendej shpesh e mbyllur dhe e vetme në shtëpi, ndërsa bashkëshorti largohej e ajo nuk e dinte se ku ndodhej.


Ajo punonte 2-3 punë, kurse ai nuk mundohej aspak. Paratë zhdukeshin nga bixhozi e pija, uria ishte ulur këmbëkryq në shtëpinë e tyre dhe dashuria ishte venitur, por Alma sërish qëndronte. Pas  5 vitesh që ndodheshin në Athinë, do të vinte në jetë vajza e tyre dhe në një çast dëshpërimi, Almës i shkoi ndërmend një mendim i errët.

Alma: Kur bixhozi shoqërohej edhe me pije.. nuk dua ta përdor fjalën, por ishte një çikë më e neveritshme, nuk e doje më. Nuk ishte i dhunshëm, jo, unë…

Ardit Gjebrea: Nuk ishte për ty.

Alma: Nuk ishte fare për familje.

Ardit Gjebrea: Kur fillove të mendosh sikur ta divorcoj apo jo?

Alma: Gjatë viteve që kemi qëndruar bashkë, ia kam thënë shumë herë që do iki por nuk e kam bërë asnjëherë.

Ardit Gjebrea: Pse?

Alma: Ka patur një periudhë që unë ndihesha sikur jam në një tunel, e mbyllur, errësirë, sikur ai tunel askund s’ka dritë, pa shpreh, kam arritur deri në atë gjendje që unë mos ta dua më jetën. Tani kur shikoj mbrapa është diçka shumë qesharake, por kur gjendesh në atë pozicion… do të të them një rast Ardit, unë kam qenë në pritjen e gocës time, kishte ndodhur një sherr, gjithmonë arsyeja ishte mungesa e parave në shtëpi sepse dhe ato që bija unë iknin, por edhe ato që merrte ai iknin dhe pastaj vinin edhe grindjet sepse ne prisnim një fëmijë, unë kisha pritshmëri, doja të krijoja familje dhe thashë këtu stop. Kam vajtur në stacionin e trenit, më kanë ardhur ca ide jo të mira aty.

Ardit Gjebrea: Mos më thuaj që doje të hidheshe përpara trenit?

Alma: Atë kisha menduar. Por unë besoj shumë te Perëndia dhe gjithmonë ta dërgon një shenjë.

Ardit Gjebrea: Mesazhin.

Alma: Po. Aty përpara meje kalon një zonjë, një lypsare dhe kishte dy fëmijë përdore dhe priste edhe një të tretë dhe kërkonte ndihmë nga njerëzit. E pashë dhe thashë çfarë po bën ti? Ajo po lufton për fëmijët, ti çfarë do bësh se dhe ti po pret një fëmijë dhe jam kthyer Ardit, kam vajtur në shtëpi, jam ndierë edhe shumë më e fortë. E kam pritur gocën, kur kam dalë nga spitali me gocën, unë e kam patur frigoriferin vetëm me një shishe ujë, s’kisha asgjë në frigorifer. Goca qante, donte qumësht, unë nuk kisha qumësht, nuk më kishte ardhur qumështi, por nuk kisha as t’i blija dhe i bëja kamomil se thosha mos të m’i dalë shpirti. Nuk kërkoja dot ndihmë, më vinte turp të kërkoja ndihmë, domethënë ishte një situatë që unë e mbaja të fshehur në shtëpi, nuk doja./tvklan.al

 



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
“Je bërë si lopë”, fyerjet e bashkëshortit e dërguan në psikiatri

“Je bërë si lopë”, fyerjet e bashkëshortit e dërguan në psikiatri

“Qaja teksa filmoja kufomat”, kameramani tregon si e dokumentoi masakrën e Reçakut

“Qaja teksa filmoja kufomat”, kameramani tregon si e dokumentoi masakrën e Reçakut

Mbeti i bllokuar mes shkëmbinjve në Gramsh, 43-vjeçari: Ishte tmerr, ngeca aty

Mbeti i bllokuar mes shkëmbinjve në Gramsh, 43-vjeçari: Ishte tmerr, ngeca aty
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}