Gazetari Blendi Fevziu ka ndarë në rrjetet e tij sociale një fakt tepër interesant. Atë që ai e ka cilësuar si udhëtim pas në kohë. Në fakt nuk është një lojë fjalësh, por një fluturim ajror që ka nisur nga Seuli pas mesnatës së 31 Dhjetorit, pra ne 1 Janarin e vitit 2023 dhe ka mbërritur në San Françisko në orën 17:15 të dates 31 Dhjetor 2022. Kjo për shkak të diferencës në kohë që kanë shtetet respektive.
“Të udhëtosh mbrapsht në kohë. Ky është fluturimi i United 858. Është nisur nga Seuli ne 00:35 të datës 1 Janar 2023, sapo ka hyre viti i ri. Dhe ka mbërritur në San Francisco në 17:15 të datës 31 Dhjetor 2022. Duke shfrytezuar zonat e ndryshme orare, pasagjerët e këtij avioni kane pasur mundësi ta festojne vitin e ri dy herë. Dhe të udhëtojnë mbrapa në kohë, shkruan gazetari./Opinion.al