FNSH dhe RENA kanë zhvilluar ditën e sotme kontrolle në banesën e Ervis Martinaj në Fushë Kuqe.
Ndërkaq Policia e Shtetit bëri me dije se përveç banesës së Martinaj janë zhvilluar kontrolle edhe në shtëpitë e dy familjarëvë të tij. Bëhet fjalë për dy xhaxhallarët e Ervis Martinaj.
Gjatë kontrollit, u gjetën të fshehura në koshere bletësh 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.