Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka debatuar sërish në Kuvend me deputetin e PD, Gazment Bardhi.
Ky i fundit i është drejtuar ministres duke i thënë që të tregojë see kush oligark është pronari i shtëpisë ku ajo banon.
Ministrja u përgjigj duke thënë se jeton në një banesë, e cila është në pronësi të babait të bashkëshortit.
Debati në Kuvend
Bardhi: Nuk po bëj akuzë penale, të sjell dhe fakte po të duash. Por akush në këtë sallë nuk ka të drejtë ti drejtohet asnjë deputeti të opozitës duke i thënë “kjo përfaqësuesja e opozitës e vulës”. Ne jemi përfaqësues të qytetarëve dhe meritojmë respekt.
Varfëria në argumente dhe përgjigje ndaj kolegëve të opozitës nuk i jep të drejtë të na vendosë epitete. Zonja Spiropali ju jeni e fundit që mund të flisni dhe tërhiqeni prapa ato “mos guxoni dhe mos tentoni” që thatë se ne nuk kërcënohemi.
Unë nuk bëra akuzë penale, pyeta ministren: në cilën shtëpi jeton? Pronari i shtëpisë që jeton ministrja e Financave është një nga oligarkët që paguhet me paratë e buxhetit të shtetit? Këto janë pyetje për ministren e Financave.
Ibrahimaj: Sa për transparencë për qytetarët. Unë jetoj në rrugën “Rexhep Jella” ku ka jetuar që prej 2009. Shtëpia është në pronësi të zotit Përparim Ibrahimaj që është babai i bashkëshortit tim. Spiunët që dërgoni lart e poshtë sillini me mua të më shoqërojnë, sot nesër pas një muaj apo pas 12 viti sepse ajo është shtëpia ku unë jetoj. Kjo është për qytetarët.