Një 62-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në rrugën “Sulejman Delvina”, në Tiranë. Sipas policisë, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkak të arrestit kardiak.
“Më datë 20.12.2022, në rrugën “Sulejman Delvina”, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 62 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkak të arrestit kardiak”-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.