Finalja e kupës së botës mban sot pezull tifozët në të gjithë globin, ndërkohë që emra të njohur, liderë dhe personalitete të tjera ndjekin live në Katar përballjen mes Francës dhe Argjentinës.
Në tribunë nuk mund të mungonte presidenti francez Macron, i cili i është gëzuar golave të Mbappe që kthyen fatin e ndeshjes atëherë kur nuk pritej.
Elon Musk gjithashtu ka zgjedhur të udhëtojë drejt Katarit për të parë në stadium ndeshjen, ndërsa i ftuar i Emirit të Katarit ka qenë edhe presidenti i Turqisë Erdogan./Opinion.al