Qytetarë të shumtë të Tiranës kanë zgjedhur që finalen e kupës së botës ta ndjekin në sheshin Skënderbej, të favorizuar edhe nga temperaturat e ngrohta të këtij dimri atipik. I pranishëm në ‘Fun Zone’ këtë mbrëmje ka qenë edhe kryebashkiaku Veliaj, i cili edhe pse tifoz i Anglisë, ka uruar Argjentinën që tashmë është shumë pranë kupës.
Megjithatë Veliaj tha se sot kampione është Tirana, e cila e mbushur plot me tifozë do të përfitojë të ardhura të larta ekonomike.
“Hotelet në Tiranë janë plot bashkë me bizneset në Tiranë, kështu që kushdo që të fitojë sot Tirana ka një bilanc të majmë fitimi. Unë kam qenë historikisht me Anglinë, por këto kohë nuk pati performancën më të mirë. Por sot Tirana është pranverë dhe po e shijojnë të gjithë”, tha Veliaj i pyetur nga mediat./Opinion.al