Marjeta Karaj dhe Gazmend Ngota janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës e cila dha për ta masën e sigurisë, lidhur me djegien të gjallë të 61-vjeçarit Menduh Kurt-Deda në vitin 2017.
Para gjykatës e dyshuara Karaj ka mohuar krimin, por në dëshminë e tij, Gazmend Ngota, i cili njihej me djalin e Marjetës gjithashtu pjesëmarrës në ngjarje, ka deklaruar se ka qenë pikërisht Marjeta Karaj ajo që ka vendosur për ekzekutimin e 61-vjeçarit, të cilit i kishte dhënë hua 1 milion lekë të reja e që dyshohet se kishte edhe një raport intim.
Avokati i Karajt ka pretenduar se Ngota është përdorues i narkotikëve dhe i pabesueshëm.
Ngjarja është zbuluar pas 5 vitesh për shkak të një përgjimi të Marjeta Karait, e cila kishte kërcuar një tjetër person të cilit i kishte dhënë para borxh me fjalët: Të djeg, si dogja Menduhun.
Ngjarja ndodhi në vitin 2017, kur 56-vjeçarja së bashku me të birin, Besmir Karaj, 34 vjeç dhe shokun e tij Gazmir Ngota, 39 vjeç, e futën me forcë në makinë Menduh Kurt-Dedën dhe pasi e keqtrajtuan fizikisht e çuan në një zonë pyjore në Kodër-Shupal ku e lidhën me litar dhe e dogjën për së gjalli. Për këtë ngjarje edhe Besmir Karaj, djali i Marjeta Karaj, është shpallur në kërkim./Opinion.al