Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj inspekton lagjen e re në Kombinat: Familjet hyjnë në shtëpitë e reja në janar

2022/12/16 at 7:02 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj inspekton lagjen e re në Kombinat: Familjet hyjnë në shtëpitë e reja në janar

Në fillim të vitit të ardhshëm, familjet e para që mbetën të pastreha pas tërmetit të 26 Nëntorit, do të futen në shtëpitë e reja që po ndërtohen në lagjen e re në Kombinat. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet në kantierin e dytë më të madh të rindërtimit në kryeqyteti, tha se nëse nuk do të ketë bllokime të tjera, puna këtu do të përfundojë në 6 mujorin e parë të vitit 2023.

 “Lajmi i mirë është se po punohet kudo. Në këto dy muaj e gjysmë kemi përfunduar gjyqet, ishin 22 seanca gjyqësore, me ata që hidhnin në gjyq bashkinë të yshtur nga partitë politike – na vonuan 3 vjet. Ne shqiptarët humbasim kohë kur theremi dhe zihemi me njeri-tjetrin. Besoj se tre vitet e humbura dikush duhet t’i paguajë. Shumë prej atyre që inkurajuan qytetarët të protestojnë, që të bllokojnë bashkinë, që të shkojnë në gjykatë, do kthehen prapë në Kombinat për vota. Shpresoj shumë që qytetarët t’i mbajnë mend kush janë ata që duan të punojnë dhe kush janë ata që bllokojnë si Astirin, si Kombinatin, si ‘5 Majin’ me ato protesta të çuditshme. Duhet të jemi i vetmi vend ku partitë politike organizojnë protesta kundër punëve publike lokale. A thua se aspirojnë të gjithë këta ish-kryeministra dhe ish-presidentë të bëhen brigadierë të komunales…! Nëse duan të bëhen brigadierë të komunales kemi pafund kantiere, ku ata mund të punojnë. Por, është turp i madh që parti që pretendojnë të qeverisin vendin janë specializuar në bllokim non-stop të punëve. Sot lajmi i mirë është që kantieri është çliruar, pas 22 gjyqeve. Kemi pasur edhe bashkëpunim nga banorët, ndaj më vjen mirë që e kemi gjetur gjuhën. Detyra jonë nuk është që t’iu pëlqejmë të gjithëve, detyra jonë është që t’iu shërbejmë të gjithëve”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Ai u bëri thirrje banorëve të mos ndjekin politikanët, që i nxisin të protestojnë kundra interesave të tyre.

“I respektoj bindjet politike, edhe të foltoreve, edhe të atyre të Gjirit të Lalëzit, edhe të Ilirit, edhe të Saliut, por çdo gjë me masë. Të cytësh njerëzit që të protestojnë vetëm që të vonojnë shtëpitë e tyre, më duket vërtet një gjest vulgar sepse në fund të fundit, ata [drejtuesit e opozitës] kthehen në shtëpitë e tyre te Gjiri i Lalëzit, kurse ai banori në Kombinat, i gënjyer nga partitë e tyre, që hedh bashkinë në gjyq për të vonuar punimet, është i vetmi që penalizohet. Shpresoj që të gjithë jemi pjekur nga kjo situatë dhe kemi hedhur pas kulturën e bllokimit dhe kulturën e ndalimit të tjetrit që punon. Unë besoj që sot i themi puna e mbarë atyre që punojnë, që janë shpërndarë në të gjithë këtë kantier masiv, sepse është e vetmja mënyrë për të inkurajuar që të ecim me ritme të shpejta,” ishte apeli i tij.

Veliaj foli edhe për afatet, tani që banorët kanë shprehur mirëkuptimin e tyre.

“Nga fillimi i vitit tjetër, që në muajt janar dhe shkurt, do të hedhim shortin për familjet e para që do të futen këtu. Seksioni i parë fare është drejt përfundimit. Këto seksionet që inspektojmë sot janë në gjysmë të punës. Nëse do lejohemi të punojmë, brenda gjysmës së parë të vitit 2023, do kemi përfunduar pjesën më të madhe të sistemimeve në Kombinat dhe sigurisht, pastaj do të punojmë me rrugët dhe akset, do ta lidhim edhe me bulevardin “Migjeni” dhe Bulevardin e madh të Kasharit në Astir. Jemi fill pas njësisë administrative. Nuk bëhet fjalë për të degdisur njerëz në zona të largëta. Është e njëjta distancë, por jo nga ana e aksit të rrugës, ku u prishën shtëpitë e vjetra, është nga ana tjetër rrugës, fill pas njësisë administrative”, theksoi Veliaj.

Veliaj tha se 5 Maji dhe Kombinati do të jenë dy prej lagjeve model të Tiranës, të cilat do të diktojnë edhe zhvillimin e zonave të tjera.

Ju sugjerojmë

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton
Kryesore

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton

13 Maj, 2025 9:00 pm
Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska
Rajoni

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska

13 Maj, 2025 8:35 pm
PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!
Politikë

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!

13 Maj, 2025 8:19 pm
Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia
Politikë

Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia

13 Maj, 2025 8:07 pm
Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
Kryesore

Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend

13 Maj, 2025 7:43 pm
E uroi për fitoren e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet Melonit: Faleminderit motër!
Politikë

E uroi për fitoren e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet Melonit: Faleminderit motër!

13 Maj, 2025 7:35 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Giorgia Meloni uron kryeministrin Rama për fitoren
Bota

Zgjedhjet e 11 Majit, Giorgia Meloni uron kryeministrin Rama për fitoren

13 Maj, 2025 7:24 pm
Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!
Kryesore

Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!

13 Maj, 2025 7:09 pm
Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
Politikë

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

13 Maj, 2025 6:40 pm
Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë
Rajoni

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

13 Maj, 2025 6:32 pm
Para
A kanë kontaktuar alienët me planetin Tokë? Ja çfarë zbuloi studimi izraelit

A kanë kontaktuar alienët me planetin Tokë? Ja çfarë zbuloi studimi izraelit

Të hënën dhe të martën pezullohen operacionet te Trauma

Të hënën dhe të martën pezullohen operacionet te Trauma

Angli, 52 vjeçari vret infermieren dhe dy fëmijët e saj të mitur

Angli, 52 vjeçari vret infermieren dhe dy fëmijët e saj të mitur

TE FUNDIT

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton
13 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Fierin, Belinda Balluku ka dhënë një prononcim për mediat nga KZAZ-ja ku po bëhet...

Lexo më shumë

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska
13 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë një vizite në Sarajevë më 13 maj, shprehu shqetësim për siç i quajti...

Lexo më shumë

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!
13 Maj, 2025

Njësia bashkike e Kombinatit në kryeqytet ka përfunduar procesin e numërimit të votës për zgjedhjet parlamentare, ku ka triumfuar Partia...

Lexo më shumë

Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia

Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia
13 Maj, 2025

Numërimi i votave në Shqipëri po shkon drejt përfundimit. Teksa kanë mbetur edhe 64 kuti pa u numëruar ka një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com