Këtë të premte pritet të zhvillohet seanca gjyqësore, ku do të jepet masa e sigurisë për 31-vjeçarin Gert Shehu që goditi me grusht kreun e PD-së Sali Berisha, ditën e protestës së opozitës më 6 Dhjetor.
Pavarësisht këmbënguljes së hetuesve për të kuptuar arsyet që shtynë 31-vjeçarin për të kryer atë akt të paprecedentë, i riu nuk ka shfaqur pendesë për veprimin, si dhe ka vijuar të japë qëndrime kontradiktore.
Ndaj tij rëndojnë dy akuza, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Plagosje me dashje”.
Prokuroria pritet të kërkojë masën “arrest me burg” për 31-vjeçarin.