I qetë duke ecur në një nga rrugicat e Tiranës. Këto janë pamjet që tregojnë 31-vjeçarin Gert Shehu para se të qëllonte me grusht kreun e PD, Sali Berisha në protestën e opozitës ditën e djeshme.
Në pamjet e siguruara nga Opinion.al duket sikur çdo gjë është në rregull derisa Shehu hyn mes protestuesve dhe sulmon kreun e PD.
31-vjeçari Gerti Shehu qëlloi kreun e PD, Sali Berisha teksa ky i fundit po marshonte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, krah kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Menjëherë pas sulmit ai u neutralizua nga bodigardët e Berishës ndërsa drejt tij u sulën edhe mbështetësit demokratë që kishin dalë në protestë të cilët nisën ta qëllonin.
Duke qënë se mbeti i lënduar, Shehu u shoqërua për në spitalin e Traumës, ndërsa Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për incidentin.