Kreu i PD, Sali Berisha ka shkuar në ambientet e selisë blu teksa ka mbetur vetëm një orë nga protesta që ai ka njoftuar se do të zhvillojë para kryeministrisë.
Nën shoqërinë e zëdhënëses së PD, Floriana Garo, kryedemokrati tha“Tirana po zien, e tëra në shesh. Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria, fitore” teksa gazetarët i drejtuan mikrofonat, ndërsa pritej me ovacione nga mbështetës demokratë.
Sakaq, në pamje dëgjohet teksa një demokrat i pohon Berishës; “Na pri doktor sot”.