Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një 83-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi ka rënë aksidentalisht nga lartësia e pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth rës 21:00 në lagjen Nr.3 në Durrës.
“Durrës- Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 3 Durrës, shtetasi J. P., 83 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.