Ndeshja Serbi-Zvicër ishte pa dyshim ndeshja që ka bërë krenar shqiptarët, pasi protagonistë të sfidës ishin Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Shaqiri ishte lojtari që i dha goditjen e parë Serbisë, duke kaluar në avantazh Zvicrën, ndërkohë që Xhaka gjatë ndeshjes ka patur provokime dhe përplasje deri dhe fizike me lojtarët serb.
Ndeshja është ndjekur nga afër dhe nga analisti Baton Haxhiu, i cili nga tribuna ka kapur momentin kur Xhaka përplaset fizikisht me lojtarët serbë.
Po ashtu, në video shihet edhe momenti ku në Katar deklarohet fitorja e Zvicrës dhe rrjedhimisht eliminimin e Serbisë nga botërori, fal dhe kontributit të djemve shqiptarë, Shaqiri dhe Xhaka.