Aktualitet

Berisha: Shaqiri i preu biletën ekipit racist serb, Rama dhe Vuçiç në zi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:11 - 03/12/22 |
Opi Nion

Kryetari i PD, Sali Berisha ka përgëzuar Xherdan Shaqirit i cili i shënoi gol Serbisë në Katar.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Shaqiri i “preu biletën ekipit racist të turpshëm serb.”

Sipas kryedemokratit, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama janë në zi për humbjen e kombëtare serbe.

“Nderim Xherdan Shaqirit! Së bashku me Ronaldon dhe Mesin është sot njëri nga tre golshënuesit në tre kampionate botërore. Me golin e tij i preu bileten ekipit racist të turpshëm serb. Vuçiç dhe vasali i tij Rama, në zi”,-shkruan Berisha.

Serbia u mund nga Zvicra me rezultatin 2-3, duke u eliminuar nga botërori. Gjatë ndeshjes lojtarët serb kanë provokuar duke fyer shqiptarët, ndërsa janë përplasur verbalist dhe fizikisht me Granit Xhakën./Opinion.al

Pas