4 të rinjtë e arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor që çoi në zbulimin e laboratorit të drogës në Fier, do të kryenin një vrasje në zonën e Dibrës.
Tv Klan ka mësuar ekskluzivisht se ky informacion i administruar nga Policia e Shtetit ka detyruar këto të fundit të ndërhyjë menjëherë duke vënë në pranga Klajdi Kodrën, Bledar Matoshin, Kid Koshenën dhe Redion Meshin.
Arrestimi i tyre u finalizua në Rrugën e Arbrit, teksa 4 të rinjtë lëviznin me një automjet tip Range Rover në pronësi të Klajdi Kodrës, ku u gjetën dhe sekuestruan 2 kallashnikov, 2 pistoleta dhe municion luftarak .
Plani për vrasjen që do kryehej nga 4 të arrestuarit u zbulua nga SPAK dhe Policia e Shtetit në bazë të përgjimeve të kryera prej muajsh në kuadër të operacionit Konsistenca, ku u sekuestruan 430 kg kokainë.
3 nga të rinjtë, konkretisht Bledar Matoshi, Kid Koshena dhe Klajdi Kodra janë emra të njohur për policinë pasi më herët kanë qenë të dënuar për vepra penale si, armëmbajtje paleje dhe plagosje e rëndë./ Burimi: Tv Klan