Aktualitet

Djalin e çuan në jetimore se lindi në burg,Agimi: Kur u lirova na thanë se ishte adoptuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:39 - 27/11/22 |
Opi Nion

Rubrika “Ka një mesazh për ty” te “E Diela Shqiptare” në Tv  Klan, nisi ndryshe këtë të diel. Në fillim u paraqiten dy të ftuar, njëri ishte babai dhe tjetri vëllai i Ervisit, personit që i kishte thirrur në emision.

Ervisi kishte ftuar familjen e tij, për të cilën nuk dinte asgjë dhe ekzistencën e të cilës e mësoi kur ishte 25 vjeç.  Deri në atë mosh ai ishte rritur me prindërit birësues, pa e ditur se ata  nuk ishin familja e tyre biologjike. Më vonë për vite të tëra ai tentoi të gjente familjen e tij, por nuk kishte mundur ti njihte.

Babai i Ervisit, Agimi, tregoi se përse Ervisi, djali i dyti tij nuk ishte rritur me familjen.  Ai rrëfeu se në kohën kur djali erdhi në jetë, edhe ai edhe bashkëshortja e tij, ishin në burg. Ndërsa Olgerti, vëllai i Ervisit shfaqet shumë i emocionuar për këtë takim.

Ardit Gjebrea: Çfarë ka ndodhur? A mund të më tregosh ndonjë gjë? Përse njërin djalë në shtëpi, e tjetrin në jetimore?

Agimi: Kur jam arrestuar unë Lola ka qenë me barrë atëherë është dënuar edhe ajo një vit.

Ardit Gjebrea: Për çfarë vitesh flasim?

Agimi: Për ‘85-ën

Ardit Gjebrea: Për 85-ën, pra ka qenë ende regjimi komunist. Ju keni bërë burg ato vite?

Agimi: Kam bërë burg, në ’91-shin u lirove me demokracinë.

Ardit Gjebrea: Sa vite burg keni bërë?

Agimi: 6 vite.

Ardit Gjebrea: Po sa vite ju dënuan?

Agimi: Jam dënuar disa herë. 75 vjet.

Ardit Gjebrea: Pra edhe brenda burgut të dënuan disa herë, për tentativë arratisje, agjitacion propagandë, kundra regjimit, terror. Ndërkohë edhe ish-bashkëshorten tuaj e dënuan me burg.

Agimi: Ajo u dënua 1 vit burg për moskallëzim krimi.

Ardit Gjebrea: Ju jetonit bashkë deri atëherë.

Agimi: Po bashkë jetonim deri kur u arrestuam.

Ardit Gjebrea: Po ndarja mes jush kur u bë?

Agimi: Është bërë në ’87-‘88.

Ardit Gjebrea: Në çfarë viti erdhi në jetë djali juaj tjetër?

Agimi: Në shtator të ‘85-ës.

Ardit Gjebrea: Ju ishit në burg, kur bashkëshortja mbeti shtatzënë?

Agimi: Po.

Ardit Gjebrea: Në takimet që bëheshin në burg?

Agimi: Jo, jo, para se të  binim në burg.

Ardit Gjebrea: E kuptoj përpara se të binit në burg, gruaja juaj mbeti shtatzënë me…, si e ka emrin  djali

Agimi: Ervis.

Ardit Gjebrea: Ervis e ka edhe sot. Mbeti shtatzënë me Ervisin, ju u futët në burg. Shtatzëninë bashkëshortja e kaloi në burg?

Agimi: Po.

Ardit Gjebrea: Erdhi në jetë djali, djali ku lindi gjatë kohës që ishit në burg apo pasi doli nga burgu.

Agimi: Gjatë kohës në burg, në Belsh të Elbasanit.

Ardit Gjebrea: Ky ishte motivi pse ju  djalin nuk e mbanit dot dhe e çuat në jetimore?

Ardit Gjebrea: Kush e çoi djalin në jetimore?

Agimi: Lola.

Ardit Gjebrea: Domethënë Flora, mamaja. 

Agimi: Ndërkohë Olgert, ti me kë jetoje?

Olgerti:Te gjyshja.

Ardit Gjebrea: Ti jetoje me gjyshen dhe është e kuptueshme që një fëmijë i porsalindur nuk mund të jetojë me gjyshen. Më pas pyetët për djalin?

Agimi: Ne kemi pyetur në ’91 kur jam liruar dhe na thanë se është adoptuar fëmija.

Ardit Gjebrea: Dhe nuk e kërkuat.

Agimi: Nuk mundeshim, nuk kishim ku ta kërkonim,  nuk kishim asnjë informacion  për të.

Ardit Gjebrea: Në fakt në atë kohë e ka ndaluar edhe ligji./ Tv Klan

Pas