Deputeti Enkelejd Alibeaj ditën e sotme në Kuvend teksa po diskutohet për Portin e Durrësit, deklaroi se 1.9 miliardë euro të projektuara për t’u hedhur në këtë projekt do të vijnë nga paraja e krimit.
Ndër të tjera, Alibeaj u shpreh se vendi do të kthehet në një parajsë të krimit dhe pastrimit të parave.
“1.9 miliardë euro të projektuara për t’u hedhur në Durrës do të vijnë vetëm nga paraja e krimit. Në një aferë pastrimi parash siç është kjo e Durrësit mendoni se çfarë mund të ndodhë? Si mund të gëzohesh që në këtë vend po vjen paraja e krimit? Na e shet pasurinë publike. Jo më larg se dje u mor një sinjal, BE, 28 milionë euro që duhet t’i jepte për Portin e Durrësit, i tërhoqi mbrapsht. Çfarë emri tjetër ka kjo përveçse një vjedhje e pastër dhe këto janë fakte të pranuara nga vetë qeveria. Si mund të pranohet kjo? 1 milionë e 200 mijë metra katrorë do të ndërtohen në Durrrës. Kjo është ta përdorësh si mallin e babait. Me çfarë parash se duhet ndërtuar ai port? Pse të mos i paguajë ky Aladini me qilim fluturues? Një aferë e pastër hajdutërie. Do tërheqë krimin, kaq e frikshme është kjo që po ndodh prandaj vjen këtu merr plaçkat e ikën dhe thotë plot arrogancë që do ta votojnë. Turpi 3 ditë zgjat dhe biftekët e koncertit dhe mbaron puna. Ekonomia e zezë ku krimi do të vendosë flamurin e vet, shteti do të bjerë më shumë, ligji nuk do të ekzistojë, kur mediave do t’i mbyllet goja. Vendoset sot dhe e di që tundimi dhe presioni është i madh dhe shumë oligarkët të tij kanë ndarë llogmat, bandat e krimit janë duke nxjerrë paratë e krimit për të investuar në Portin e Durrësit, ky garanton vetëm një gjë që të ia pastrojë paratë. Shteti, ligji dhe demokracia është një mirazh si në Lindjen e Lartë. Ky është fundi i shteti, i ligjit dhe demokracisë. Është një parajsë e krimit dhe pastrimit të parave. Kështu do të shndërrohet ky vend”, u shpreh Alibeaj./Opinion.al