Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, i cili dje tha se kompania e Mohamed Alabar, që do të ndërtojë Portin e Durrësit, do të ndërtonte dhe “Manhatanin e Zagrebit”.
Në një status në Twitter teksa publikon lajmin e mediave Kroate, Meta shkruan se gënjeshtra e kryeministrit nuk zgjati një ditë.
“Gënjeshtra që nuk zgjati një ditë!”, thotë Meta në Twitter.
Kujtojmë se Rama deklaroi dje se kjo kompani do të ndërtonte në Zagreb një vepër me rëndësi. Por në mediat kroate qarkullon lajmi se është pezulluar kontrata me këtë kompani, duke e cilësuar një fitore për qytetarët kroatë.