Një 32-vjeçështë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për kontrambandim të mallrave.
Policia sqaron se në kuadër të operacionit të kodura “Phone 5” ka rënë në pranga 32-vjeçari i identifikuar me inicialet B.K.
Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në Don Bosko në pronësi të 32-vjeçarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 36 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.