Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar protestën e radhës.
Berisha bën me dije se të shtunën në orën 10:00 i gjithë biznesi do jetë në protestë.
Në disa postera të publikuara nga kryedemokrati bëhet me dije se do të protestohet për çmimin e naftës që është abuziv dhe i pabërballueshëm, për rritjen e çmimit të energjisë, gjobat që do të ashpërsohen 2-3 herë, për ligjin fiskal dhe rritjen e taksave der në 23 për qind etj.