Bisedimet midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan Joe Biden mund të zhvillohen nëse Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të dëgjojnë shqetësimet ruse dhe të kthehen për të diskutuar garancitë e sigurisë, tha në një deklaratë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov cituar nga Tass.
“Gatishmëria e Shteteve të Bashkuara për të dëgjuar shqetësimet tona,” u përgjigj Peskov kur u pyet se cila mund të jetë platforma për bisedimet.
“Politikanët amerikanë dhe europianë po luajnë në mënyrë të papërgjegjshme me çështjen e armëve bërthamore. Rusia është e shqetësuar për Poloninë e cila “kërkon të jetë kandidate” për pozicionimin e bombës bërthamore amerikane”, deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, cituar nga TASS./Opinion.al