Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhen dëshmitë e efektivëve që shoqëruan Lear Kurtin, në kontraditë me AMP

2022/10/24 at 5:07 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vdekja e Lear Kurtit/ Prokuroria heton për “veprime arbitrare” dhe “mosdhënie ndihme”

Janë zbardhur dëshmitë e dhëna para hetuesve të efektivëve të policisë që shoqëruan 32-vjeçarin Lear Kurti në Komisariatin nr.3 në Tiranë mbrëmjen e 19 tetorit.


Sipas dëshmive të siguruara nga “News 24”, njëri prej efektivëve mësohet të ketë thënë se e ndoqi të riun për rreth 2 minuta. Pasi e ndaluan, polici dhe 32-vjeçari janë rrëzuar në trotuar dhe aty i riu ka filluar të shfaqë probleme me frymëmarrjen.

Ndërkohë, në dëshminë e efektivit tjetër thuhet se pasi mbërritën në komisariat, Lear Kurti filloi të bënte lëvizje të pakontrolluara dhe se është dërguar në Spitalin e Traumës me makinë policie pasi ambulanca po vonohej.

Ndërkohë, në deklaratat e tyre nuk vihet re të thuhet se 32-vjeçari gëlltiti lëndë narkotike ashtu siç u deklarua në fillim të ngjarjes. Po ashtu dëshmitë e efektivëve të policisë bien në kontraditë me deklaratën e AMP, e cila thotë se Lear Kurti u ndje keq në komisariat, ndërkohë që efektivët kanë dëshmuar që ai u ndje keq në vendin ku u ndalua.

Dëshmitë

“Rreth orës 23:07 bashkë me dy kolegët ishim në patrullim me makinë në rrugën “Riza Çuka” dhe në një moment konstatuam një të ri, i cili po ecte dhe kreu disa veprime të dyshimta. Në bazë të kësaj i kërkova verifikim. I kërkova mjet identifikimi, por ai nuk kishte. Më pas e pyeta nëse kishte sende të kundërligjshme me vete dhe më pas sa dola nga automjeti, i riu u largua me vrap. Pasi e ndoqa pas 2 minutash arrita ta ndaloj përballë një marketi. Pasi e ndalova, si unë ashtu edhe i riu u rrëzuam përtokë dhe në këtë moment u afruan edhe dy kolegët e mi. E ngritëm në këmbë të riun dhe kërkuam ndihmën e patrullave. E ulëm në trotuar dhe pamë që i riu kishte vështirësi në frymëmarrje. Menjëherë kontaktova me drejtorinë vendore dhe kërkova një autoambulancë dhe që i riu të ndjehej më mirë e futëm në makinë, jo në makinën që kisha në shërbim, por në makinën tjetër. Filloi të ndihej më mirë dhe i thamë të qetësohej, ndërkohë që aty erdhën patrullat me kod 20 dhe 22. Në këtë moment kolegu tjetër i vendosi prangat dhe më pas u kthyem për të kontrolluar rrugën nëse kishte hedhur apo jo sende të kundraligjshme por nuk gjetëm, kurse patrulla tjetër e dërgoi të riun në komisariat.”

Më pas vijon dëshmia e efektivit tjetër që thotë: “I riu fërkonte gjoksin dhe ulte kokën poshtë. Kur arritëm në komisariat i riu u kap te sedilja e makinës dhe nuk donte që të dilte, më pas e nxorëm nga makina me vështirësi dhe sapo doli prej aty filloi të dridhej, të shtrëngonte dhëmbët dhe bënte lëvizje të pakontrolluara. Menjëherë tentuam t’i jepnim ndihmë duke u munduar t’i hapnim gojën dhe i mbajtëm kokën mbrapa që të mos godiste pllakat, pasi po bënte lëvizje të pakontrolluara, i vendosëm një shkop hekuri në dorë pasi menduam për shenja epilepsie. Kolegët e mi njoftuan autoambulancën dhe duke parë gjendjen e tij, e futëm në automjet policie dhe e dërguam në spitalin e traumës pasi ambulanca po vonohej”.

Nga dëshmia e efektivëve disa momente kyçe:

-Efektivi deklaron se kur e ndaloi te riun u rrëzuan në tokë të dy. Filloi të ndjehej keq dhe qe ta ndihmonin e futen makinë për të qëndruar ulur. Deklaratë kontradiktore me AMP që tha se i riu u ndje keq në komisariat.

-Në komisariat u dërgua nga patrulla tjetër dhe jo nga patrulla që e ndaloi.

-I riu është mbajtur me forcë te sedilja e makinës dhe nuk donte të dilte dhe ta fusnin në komisariat.

-Në dëshmi efektivët thonë që ambulanca u vonua dhe prandaj e dërguan vetë në spital, ndërsa burime për Neës24 thonë që ambulanca shkoi në komisariatin nr.3

-Në deklaratë AMP thotë u ndje keq në komisariat, ndërsa efektivë kanë dëshmuar që, që në vendin që u ndalua u ndje keq dhe i merrej fryma.

 

 



Ju sugjerojmë

Vijon procesi i numërimit në Lezhë, PS kryeson rezultatin
Kryesore

Vijon procesi i numërimit në Lezhë, PS kryeson rezultatin

12 Maj, 2025 9:59 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Referohen drejt SPAK/ Dy raste të krimeve elektorale në qarkun e Fierit

12 Maj, 2025 9:49 am
Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji”, tërhiqen anëtarët e PD
Kryesore

Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji”, tërhiqen anëtarët e PD

12 Maj, 2025 9:33 am
Përfundon numërimi i kutive në Fushë-Arrëz/ Kryeson Partia Demokratike
Kryesore

Përfundon numërimi i kutive në Fushë-Arrëz/ Kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 9:19 am
Vijon pa ndërprerje numërimi në Kukës, në avantazh Partia Demokratike
Aktualitet

Vijon pa ndërprerje numërimi në Kukës, në avantazh Partia Demokratike

12 Maj, 2025 9:11 am
Dibër/ Ndërpritet numërimi. Shkak, lodhja e komisionerëve
Kryesore

Dibër/ Ndërpritet numërimi. Shkak, lodhja e komisionerëve

12 Maj, 2025 9:01 am
Probleme në Gjirokastër, ndryshojnë numëruesit dhe komisionerët. Kryeson PS-ja
Kryesore

Probleme në Gjirokastër, ndryshojnë numëruesit dhe komisionerët. Kryeson PS-ja

12 Maj, 2025 8:50 am
Durrës/Numërohen 72 nga 493 kuti, cila parti udhëheq garën
Kryesore

Durrës/Numërohen 72 nga 493 kuti, cila parti udhëheq garën

12 Maj, 2025 8:39 am
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Kryesore

Numërimi i votave vazhdon, PS kryeson/ Reagon Edi Rama

12 Maj, 2025 8:31 am
Ndërpritet numërimi, PD kryeson votën e diasporës
Kryesore

Ndërpritet numërimi, PD kryeson votën e diasporës

12 Maj, 2025 8:27 am
Para
Samiti i BE në Tiranë, Berisha: I jep fund aleancës përçarëse Beograd-Tiranë- Shkup

Samiti i BE në Tiranë, Berisha: I jep fund aleancës përçarëse Beograd-Tiranë- Shkup

Vlorë/ Vetëhidhet nga kati i katërt i banesës së pushimit 17-vjeçarja

Aksident në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplas këmbësorin

Sulmi i Ramës ndaj Sandër Kovaçit,Berisha: Zbuloi kanabisin e qeverisë kur ishte në SHISH

Sulmi i Ramës ndaj Sandër Kovaçit,Berisha: Zbuloi kanabisin e qeverisë kur ishte në SHISH
















TE FUNDIT

Vijon procesi i numërimit në Lezhë, PS kryeson rezultatin

Vijon procesi i numërimit në Lezhë, PS kryeson rezultatin
12 Maj, 2025

Në qarkun e Lezhës është duke vijuar normalisht procesi i numërimit të fletëve të votimit. Sipas informacioneve që na jep...

Lexo më shumë

Referohen drejt SPAK/ Dy raste të krimeve elektorale në qarkun e Fierit

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
12 Maj, 2025

Janë regjistruar dy raste të krimeve elektorale në qarkun e Fierit lidhur me zgjedhjet e djeshme parlamentare Sipas bëjnë të...

Lexo më shumë

Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji”, tërhiqen anëtarët e PD

Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji”, tërhiqen anëtarët e PD
12 Maj, 2025

Procesi i numërimit tek KZAZ 31 që është në ambientet e shkollës “1 Maji” në Tiranë është ndërprerë. Sipas asaj...

Lexo më shumë

Përfundon numërimi i kutive në Fushë-Arrëz/ Kryeson Partia Demokratike

Përfundon numërimi i kutive në Fushë-Arrëz/ Kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Në Bashkinë e Fushë-Arrëzit ka përfunduar procesi i numërimit të votave për partitë. Gazetari Besar Bajraktari raporton se rreth orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com