Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manovrat ruse në luftën ndaj Ukrainës

2022/10/21 at 6:44 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Manovrat ruse në luftën ndaj Ukrainës

Ministria britanike e Mbrojtjes tha të premten se pohimi i presidentit Bjellorusi Aleksandr Lukashenko në fillim të këtij muaji se mijëra trupa nga vendi i tij dhe Rusia do të formonin një grup të ri forcash nuk ka gjasa të realizohet.

Zoti Lukashenko kishte thënë se 70,000 trupa bjelloruse dhe deri në 15,000 trupa ruse do të përbënin një grup të ri të forcash ruso-bjelloruse.

Ministria britanike tha në një përditësim të inteligjencës të postuar në Twitter se pavarësisht nga një video që zyrtarët bjellorusë kanë publikuar për të treguar mbërritjen e trupave ruse në Bjellorusi, “është e pamundur që Rusia të ketë vendosur në të vërtetë një numër të konsiderueshëm trupash shtesë në Bjellorusi”.

Sipas zyrtarëve britanikë, njoftimi i forcave të kombinuara të Rusisë dhe Bjellorusisë ishte “një përpjekje për të demonstruar solidaritetin mes dy vendeve dhe për të bindur Ukrainën të angazhojë forcat e saj për të ruajtur kufirin verior”.

Ndërkohë, Pentagoni tha se pavarësisht mohimeve, Rusia po përdor dronë të prodhuar nga Irani në Krime me ndihmën e ekspertëve ushtarakë iranianë.

“Dimë se ata janë në terren në Krime duke ndihmuar personelin ushtarak rus ndërsa kryejnë këto operacione me dron në Ukrainë. … Irani vazhdon të eksportojë terror, jo vetëm në rajonin e Lindjes së Mesme, por tani edhe në Ukrainë” tha Gjenerali Pat Ryder.

Gjithashtu të enjten, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se sulmet e fundit ndaj Kievit janë kryer me dronë Iranianë të nisur nga Krimea.

“Rusia ka marrë dhjetëra dronë deri më tani dhe ka të ngjarë të vazhdojë të marrë dërgesa shtesë në të ardhmen. Për më tepër, në dritën e mungesës së vazhdueshme të furnizimit, ne jemi të shqetësuar se Rusia mund të kërkojë gjithashtu të blejë armë konvencionale të avancuara nga Irani, si p.sh. raketa tokë-tokë që pothuajse me siguri do të përdoren për të mbështetur luftën kundër Ukrainës”.

Në fjalimin e tij të enjten në mbrëmje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi Rusinë se po përgatitet të hedhë në erë një hidrocentral në rajonin e Kherso

“Rusia synon të krijojë qëllimisht një fatkeqësi në shkallë të gjerë në jug të Ukrainës. Kemi informacione se terroristët rusë kanë minuar digën dhe njësitë e hidrocentralit Kakhovka. Ky është një nga objektet e mëdha të energjisë. Diga e këtij hidrocentrali mban rreth 18 milionë metër kub ujë. Nëse terroristët rusë hedhin në erë këtë digë, më shumë se 80 vendbanime, përfshirë Khersonin, do të përmbyten”.

Khersoni është qyteti i parë i madh që u pushtua nga Rusia në fillim të agresionit të saj në fund të shkurtit dhe më i madhi që Moska e mban ende nën kontroll.

Zyrtarët civilë të vendosur në pushtet nga Rusia në këtë qytet, u kanë kërkuar banorëve të largohen. Evakuimet masive filluan në fillim të kësaj jave dhe rreth 15,000 banorë nga qyteti dhe zonat përreth janë zhvendosur deri tani.

Khersoni ishte një nga katër rajonet, së bashku me Luhanskun, Donetskun dhe Zaporizhian, të aneksuar ilegalisht nga Rusia. Presidenti Vladimir Putin shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të katër rajonet të mërkurën./ VOA

Ju sugjerojmë

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para
Aktualitet

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para

10 Maj, 2025 5:02 pm
Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë
Bota

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë

10 Maj, 2025 4:52 pm
Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!
Aktualitet

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!

10 Maj, 2025 4:33 pm
Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian
Sport

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian

10 Maj, 2025 4:02 pm
1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921
Aktualitet

1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921

10 Maj, 2025 3:47 pm
Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën
Aktualitet

Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën

10 Maj, 2025 3:35 pm
“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
Aktualitet

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

10 Maj, 2025 3:05 pm
Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier
Aktualitet

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier

10 Maj, 2025 3:02 pm
Demokracia në SHBA nën presion
Bota

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

10 Maj, 2025 2:50 pm
‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë
Aktualitet

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë

10 Maj, 2025 2:41 pm
Para
Giorgia Meloni emërohet kryeministrja e parë grua e Italisë

Giorgia Meloni emërohet kryeministrja e parë grua e Italisë

Zbulohet një sasi e madhe parash të padeklaruara në portin e Durrësit, ku ishin fshehur

522 mijë euro të fshehura në autobus, Policia: Arrestuam tre persona

Kërcënimi rus,Rumania shqyrton mundësinë e përgatitjes për strehat e mbrojtjes bërthamore

Kërcënimi rus,Rumania shqyrton mundësinë e përgatitjes për strehat e mbrojtjes bërthamore

TE FUNDIT

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para
10 Maj, 2025

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtunë në qytetin e Durrësit. Raportohet se një autobus i...

Lexo më shumë

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë
10 Maj, 2025

Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë të shtunën se do të kërkojë nga Rusia “njëfarë lloj mbështetjeje...

Lexo më shumë

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!
10 Maj, 2025

Vetëm një ditë para zgjedhjeve të 11 Majit, deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka akuzuar socialistët për blerje të...

Lexo më shumë

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian
10 Maj, 2025

Ditën e sotme po mbahet etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Shqipëri, në garën kronometër. E gjithë gara zhvillohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com